Kokëdhima-Ristanit: Ishe i dehur në këshill, turpërove fshatin. Ristani:Në fshat kishte një rregull, jo krushqi me Kokëdhimat

Publikuar tek: politike, më 10:54 16-04-2015 Kokëdhima-Ristanit: Ishe i dehur në këshill, turpërove fshatin. Ristani:Në fshat kishte një rregull, jo krushqi me Kokëdhimat Koço Kokëdhima

Deputeti Koço Kokëdhima ka sulmuar në Parlament deputetin Arben Ristani, ndërsa është duke u diskutuar nëse çështja për konfliktin e interesit që opozita pretendon, do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Kokëdhima i ka thënë Ristanit se ka qenë i dehur, ndërkohë që pas kësaj Ristani ka qeshur në karrigen e Parlamentit.

“Dëshiroj të shpreh pakënaqësinë time ndaj zotit Ristani që u zgjodh të përdoret nga Saliu kundër meje, Ristani është nip në fshatin tim, gjyshi i Ristanit ishte Pllatua. Mund të kishte zgjedhur Saliu një bori tjetër për ta përdorur kundër meje. Kam një këshillë për ty Ristan, ishe i dehur, ishe bërë drogë, kjo të turpëron tre herë, si kushëri, nip në fshatin tim dhe deputet.”, tha Kokëdhima në Parlament.

Sipas tij është Sali Berisha që po përpiqet të bëjë pis figurën e Kokëdhimës.

“Saliu me të vetët përpiqet të bëjë pis figurën time. Ka mobilizuar dhëndërrin dhe familjen e tij të bëjë pis figurën time me shpifje që i mobilizon Saliu nga gjirizat e veta.”, u shpreh Kokëdhima.

Kokëdhima ka shtuar se nuk ka ndërmend të marrë iniciativa ndaj Ristanit, ashtu si Ristani ka marrë ndaj tij, edhe kur Riastani paguhej edhe si zv.ministër edhe si deputet.

“Ke vepru kur ke marrë rrogën si zv.ministër, duke u shpallur deputet qysh më datën 2 gusht. Por nuk kam ndërmend të marr iniciativa kundër teje.  Aksioner janë edhe deputetët Halim Kosova, Sadri Abazi, Dashamir Tahiri, Fatmir Toçi,  Agron Çela, Paulin Sterkaj, Astrit Veliaj, Fidel Ylli, Agron Duka,  Aqif Rakipi etj e tj. Doni më? Dhe nuk është gjë e keqe se i kanë me mund dhe me djersë’’, tha më tej Kokëdhima.

“Jeni nën 18%, kurrë s’do bëheni dot të kapni 20% në Jug. E vodhët dhe e plaçkitët dhe tani do kemi betejën e radhës. Në zgjedhjet vendore do dilni 5 me 0.”, përfundoi Kokëdhima

“Më tolerant Z.Koço!’’, ndërhyri Meta

Në kundërpërgjigje Ristani tha: “Koço u mundua të na i çkoqiste çështjen po u ngatërrua edhe më tepër, do ta sqarojmë çështjen e kushërirllëkut. M’u kujtua një shprehje se në fshat ka qenë një rregull që të mos bënin krushqi me Kokëdhimat, tani sa herë shoh Koçon, e kuptoj”

Para fjalës së Kokëdhimës, Ristani u shpreh se janë plot 150 transaksione ku Kokëdhima kishte shkelur ligjin.

“Edhe sikur një dollar të ketë përfituar pasi ka veshur kostumin e deputetit, i takon Gjykatës Kushtetuese të gjykojë. Kjo është kompetencë e qartë e Gjykatës Kushtetuese. Transaksionet nuk janë 1 por plot 150 ku paratë kanë dalë nga thesari dhe kanë hyrë në xhepat e deputetit Kokëdhima.” Deputeti Kokëdhima ka ushtruar detyrën në shkelje flagrante të ligjit. Nëse Gjykata është e bindur që jo, atëherë nuk ka asgjë të keqe. Nëse maxhoranca ia fshesh gjykatës, atëherë është provë se ka shkelur ligjin. Vendimi I Ramës për të mbrojtur deputetin, edhe pse ky është dhunues I kushtetutës, është rast i paprecedentë. Nuk ka ndodhur kurrë më pare. Me këtë veprim që doni të bëni që doni t’ia fshihni drejtësisë, padrejtësia në këtë vend po arrin kulmin. Mendojmë që ekzistojnë të gjitha kushtet ligjore. Në rast se do pengoni Gjykatën Kushtetues, është tregues i qartë i pengimit të ligjit në këtë vend.’’, tha Ristani duke shtuar se Kokëdhima kishte marrë pjesë në një tender publik në 2 gusht në 2013 ka nënshkruar edhe kontratën për kompaninë e tij private.

Votimi për Kokëdhimën u la në fund të seancës për shkak se nuk ishte kuorimi i duhur i deputetëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDIU zyrtarizon 3 kandidatët në koalicionin e majtë. Për Patosin ende negociata?
Pse Olta Gixhari mbështet Grida Dumën? »
Article Logic
Execution time: 0.22084999084473
array(1) { ["section"]=> string(126) "kokedhima-ristanit-ishe-i-dehur-ne-keshill-turperove-fshatin-ristani-ne-fshat-kishte-nje-rregull-jo-krushqi-me-kokedhimat-8868" }