Kokëdhima takon Metën në Sarandë, a do të ketë paqe PS-LSI? (Foto)

Publikuar tek: politike, më 21:05 20-08-2015 Kokëdhima takon Metën në Sarandë, a do të ketë paqe PS-LSI? (Foto)

Sa herë që kryeministri Edi Rama ka probleme brenda partisë dhe koalicionit të drejtuar prej tij, është një person që mundohet t’i rregulloj punët. Deputeti Koço Kokëdhima dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta janë fotografuar ditën e sotme në një prej resorteve të qytetit të Sarandës.

Kokëdhima dhe Meta janë ulur së bashku në një tavolinë në kompleksin “Santa Quaranta”, ndërsa me ta është edhe kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili.

Por, kjo kafe e Kokëdhimës dhe Metës mund të ketë një domethënie tjetër, në një kohë kur në media po flitet pambarim për një krisje të koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Rama dhe Meta e kanë mohuar diçka të tillë, megjithatë në media kanë qarkulluar aludime nga më të ndryshmet, qoftë për një koalicion PS-PD për të eleminuar Metën, apo një rikthim të LSI-së te PD-ja.

Nuk është hera e parë që Kokëdhima shfaqet si “ndërmjetës” i kryeministrit Rama kur ai ka probleme me deputetët e tij, apo në këtë rast me partnerin e koalicionit. Kjo kafe në qytetin bregdetar mes Kokëdhimës dhe Metës mund të jetë një shenjë  se mes PS dhe LSI po rikthehet paqja e prishur pas 21 qershorit.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Punonjësi i bashkisë humbet jetën gjatë prerjes së pemëve, PD kërkon dorëheqjen kryebashkiakes Mandi
Ademi merr zyrtarisht detyrën, i pranishëm Radovani i LSI, por mungojnë demokratët Topalli dhe Bushati »
Article Logic
Execution time: 0.023862838745117
array(1) { ["section"]=> string(68) "kokedhima-takon-meten-ne-sarande-a-do-te-kete-paqe-ps-lsi-foto-18833" }