Kolegia tregon çfarë i thotë Ilva Tare para intervistës me Ramën, gjithsesi e paralajmëron: Nuk i shpëton dot…

Publikuar tek: sport, më 15:00 01-02-2017 Kolegia tregon çfarë i thotë Ilva Tare para intervistës me Ramën, gjithsesi e paralajmëron: Nuk i shpëton dot…

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në emisionin “Tonight” në Ora News, ku do të flasë për shumë tema, kryesisht ato që lidhen me koalicionin.

Për intervistën e Ramës me Ilva Taren ka shkruajtur edhe Fiori Dardha, e cila moderon në këtë televizion emisionin “Boom”. Tare i ka thënë Dardhës se është plotësisht gati për intervistën me kryeministrin, megjithatë, kolegia ironizon kur thotë se drejtuesja e emisionit nuk do i shpëtojë shprehjes: “Ke ardh’ pa përgatit n’emision”.

“Kryeministri i vendit z.Edi Rama vjen sonte në Ora News, për t'iu përgjigjur pyetjeve të gazetares Ilva Tare. P.S: Ilva më tha që është plotësisht gati për intervistën, por duke njohur Ramën, vështirë se do i shpëtojë shprehjes "Ke ardh' pa pregatit n'emision", shkruan Fiori Dardha.

Gazetarja ironizon deklaratën e Ramës një vitë më parë në studion e Ilva Tares, të cilën e akuzoi se nuk ishte përgatitur si duhet për intervistën, kjo sipas tij, për shkak të fëmijës së vogël për të cilën Tare duhet të kujdeset. Kjo deklaratë u kritikua ashpër dhe u konsiderua fyese ndaj gazetares.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alban Bushi nuk ndalet, kuqezinjtë “prenotojnë” dy miqësore në mars
Klubet e futbollit përfitojnë miliona lekë shpërblim, zbardhet vendimi i FSHF-së »
Article Logic
Execution time: 0.0047919750213623
array(1) { ["section"]=> string(113) "kolegia-tregon-cfare-i-thote-ilva-tare-para-intervistes-me-ramen-gjithsesi-e-paralajmeron-nuk-i-shpeton-dot-67365" }