Kolonizimi i planetit Mars: Bileta do kushtojë 200 mijë dollarë

Publikuar tek: bota, më 18:42 30-09-2016 Kolonizimi i planetit Mars: Bileta do kushtojë 200 mijë dollarë

Miliarderi Elom Musk, shef ekzekutiv i SpaceX dhe Tesla, ka bërë publike pak ditë më parë planet e tij për të kolonizuar planetin Mars në vitin 2022.

Musk tha se kompania e tij do të ndërtojë një prej anijeve kozmike, që nëse realizohet do të jetë më e madhja dhe më e avancuara në botë, që do të dërgojë nga 100 deri në 200 persona për çdo rrugë në planetin e Kuq.

Planet e Musk për të ndërtuar një linjë transporti ndërplanetare befasuan miliona njerëz në mbarë botën por njëkohësish morën shumë kritika nga specialistë e shkencëtarë të cilët i shohin ato shumë larg realitetit.

Pas konferencës, Musk iu përgjigj disa prej pyetjeve të publikut, duke dhënë informacione tepër interesante dhe që japin një ide më të qartë rreth planit për kolonizimin e Marsit.

Screasd22d2dhot_1.jpg

Miliarderi amerikan nuk dha shumë detaje rreth mënyrës se si njerëzit do të mbijetojnë në planetin e kuq dhe me një atmosferë tepër armiqësore për jetën, por u shpreh se fokusi i tij kryesor është të ndërtojë linjën ndër-planetare.

“Më tej gjithçka mbetet e hapur. Nëse ka biznesmenë, sipërmarrës, organizata private apo shtetërore që duan të investojnë apo të ndërtojnë në Mars mund ta bëjnë”, tha ai.

I pyetur se si do ia dalin njerëzit të mbijetojnë pa ujë, ndërkohë që mbi 3 miliard njerëz në tokë nuk kanë akses të ujit të pijshëm, Musk tha se Marsi ka rezerva të shumta akulli që mund të shfrytëzohen me anë të teknologjisë, raporton Newsbomb.al.

Por një tjetër problem që duket në horizont, janë paratë e shumta që nevojiten për të realizuar projektin tepër ambicioz.

Elon Musk tha se ka disa shpresa nga ku mund t’i sigurojë paratë; përmes shërbimeve ndaj Nasa-s si dërgimi i satelitëve, astronautëve dhe ngarkesave në hapësirë; nga donacione por edhe nga qeveria amerikane. “Ky mision do të realizohet përmes partneritetit publik-privat”, tha ai.

Screzsdf343f3f3fshot_1.jpg

Sipas përllogaritjes bileta për në Mars do kushtojë rreth 200 mijë dollarë nëse arrin të çojë 1 milion kolonizatorë.

Musk tha gjithashtu se njerëzit e parë që do të nisen për në planetin e Kuq duhet të përgatiten për më të keqen, vdekjen. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068929195404053
array(1) { ["section"]=> string(68) "kolonizimi-i-planetit-mars-bileta-do-kushtoje-200-mije-dollare-54668" }