Komani/ OST: Ende nuk është vendosur asgjë, kompetencë e qeverisë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:51 04-02-2015 Komani/ OST: Ende nuk është vendosur asgjë, kompetencë e qeverisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka dalë në një tjetër deklaratë për linjën e interkonjeksionit, e cila ka qenë burim debatesh gjatë gjithë këtyre ditëve.

OST ka thënë se ende nuk është vendosur asgjë dhe se nuk përjashtohet kalimi nga Komani i linjës së Interkonjeksionit.

 “Ndryshimi i projektligjit nuk është vendimmarrje vetëm e jona. Ky është një projekt që do konsultim me financuesit dhe qeverinë”-tha OST.

 

Dje, OST njoftoi për zhvendosjen e shtyllave të energjisë elektrike nga vendbanimi i Komanit.

Drejtori i Operatorit të Transmetimit të Energjisë, Engjëll Zeqo deklaroi se shtyllat e energjisë elektrike, parashikuar për t'u ndërtuar në vendbanimin mesjetar të Komanit, nuk do të ngrihen aty. Zeqo tha se projekti nuk do të zbatohet, duke u bërë zhvendosja e tyre. Katër shtylla ishin planifikuar duke rrezikuar vendbanimin e lashtë. Sot specialistët kanë mbërritur në terren, siç u njoftua edhe dje nga drejtori i OST.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrimtarja Guma: Bota e "Facebook-ut", një bërrylëzim grotesk
Inva Mula duartrokitet në Zvicër, hap festivalin “Majat e Muzikës” »
Article Logic
Execution time: 0.029100179672241
array(1) { ["section"]=> string(67) "komani-ost-ende-nuk-eshte-vendosur-asgje-kompetence-e-qeverise-2324" }