Kombëtarja e Rusisë shkarkon Capellon, tekniku italian do të përfitojë 15 milionë euro nga divorci

Publikuar tek: sport, më 12:21 14-07-2015 Kombëtarja e Rusisë shkarkon Capellon, tekniku italian do të përfitojë 15 milionë euro nga divorci

Pas shumë spekulimesh në media tashmë gjithcka është zyrtare; kombëtarja e Rusisë shkarkon trajnerin italian, Fabio Capello. Tekniku 69-vjeçar kishte një kontratë me Rusinë deri në vitin 2018, ndërsa divorci do t'i kushtojë federatës Ruse plot 15 milionë euro, shumë e cila do të përfitohet nga italiani.

Me anë të një komunikate për media, Federata e Futbollit të Rusisë, ka konfirmuar se ka shkëputur bashkëpunimin me ish-trajnerin, Capello, megjithëse, kontrata e tij mbaronte në fund të vitit 2018.  “Federata falënderon Fabio Capellon për punën e tij si trajner i komëbëtares dhe i uron sukses në karrierën e tij të ardhshmë”, thuhet në komunikatën për shtyp të Federatës Ruse të Futbollit.

Shkarkimi i teknikut italian ka ardhur si pasojë e humbjes me Austrinë në eliminatoret për Euro 2016-të. Mediat vendase raportojnë se drejtimin e pankinës Ruse do ta marë trajneri aktual i CSKA Moskës, Leonid Slutski.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Di Maria transferohet tek Paris Sain Germain për 62 milionë euro
Devi Muka: As e kemi kërkuar Nexhipin e Partizanit, dhe asnjë futbollist të kësaj skuadre »
Article Logic
Execution time: 0.021882057189941
array(1) { ["section"]=> string(103) "kombetarja-e-rusise-shkarkon-capellon-tekniku-italian-do-te-perfitoje-15-milione-euro-nga-divorci-16143" }