Kombëtarja e volejbollit nderon Shqipërinë, vajzat kuqezi dominojnë Estoninë

Publikuar tek: sport, më 16:36 17-06-2018 Kombëtarja e volejbollit nderon Shqipërinë, vajzat kuqezi dominojnë Estoninë Foto arkivi

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll ka arritur të marrë një rezultat shumë pozitiv në ditën e sotme përballë Estonisë për t’u renditur në vendin e 3-të të European League.

Fitorja ishte me shifra dominuese, ku në 3 sete janë arritur 3 fitore duke fituar medaljen e bronzit. Shqipëri-Estoni (25-14, 28-25, 25-21).

Ky është një rezultat shumë i mirë, pasi tregon se vendi jonë në volejboll po njeh ngritje, duke u përfaqësuar kështu denjësisht në garat europiane. Kujtojmë që Shqipëria në këtë garë është eleminuar nga Suedia, ndërsa në ndeshjet në grupe në 6 përballje kanë arritur të  jenë thuajse perfekte, duke marrë 5 fitore dhe pësuar vetëm një humbje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Neymar në Rusi, të dashurës i publikojnë fotot intime
»
Article Logic
Execution time: 0.027624845504761
array(1) { ["section"]=> string(82) "kombetarja-e-volejbollit-nderon-shqiperine-vajzat-kuqezi-dominojne-estonine-124754" }