Kombëtarja fotografi përpara xhamisë, revoltohen disa tifozë në Facebook

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:11 27-03-2015 Kombëtarja fotografi përpara xhamisë, revoltohen disa tifozë në Facebook

Disa futobollistë të Kombëtares Shqiptare kanë realizuar një fotografi pranë ambienteve të xhamisë ku kanë qenë të pranishëm për faljen e së premtes.

Siç transmeton “ProcesiSportiv” një lutje është bërë edhe për fitoren e ndeshjes me Armeninë. Por me sa duket jo të gjithë komentuesit e kanë pritur mirë. Përveç atyre të cilët i urojnë “me fitore inshallah” dhe “Allahu kabull xhuman të gjithve”, ka edhe të tjerë të cilët mendojnë se Kombëtarja nuk duhet të marrë ngjyrime fetare.

Komentuesit që nuk e kanë pëlqyer këtë gjest, shprehen se feja është mjaft personale dhe nuk mund të përdoret me uniformën e Kombëtares së Futbollit. Disa prej tyre madje mendojnë se ky është një imazh jo real për Kombëtaren dhe Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10768699645996
array(1) { ["section"]=> string(74) "kombetarja-fotografi-prane-xhamise-revoltohen-disa-tifoze-ne-facebook-7121" }