Kombëtarja Shqiptare ndeshje miqësore me Gjermaninë, konfirmon De Biasi

Publikuar tek: sport, më 19:45 05-02-2016 Kombëtarja Shqiptare ndeshje miqësore me Gjermaninë, konfirmon De Biasi

Kombëtarja Shqiptare në futboll do të zhvillojë një ndeshje miqësore me kampionët e botës, Gjermaninë. Miqësorja do të zhvillohet përpara kampionatit europian dhe kjo është konfirmuar nga vetë trajneri i kuqezinjve, Gianni de Biasi.

Duke folur për median italiane “NuovaVenezia”, lidhur me përgatitjet e Shqipërisë për Euro2016, De Biasi ndër të tjera ka thënë: “Do të përgatitemi në Austri dhe do të luajmë një ndeshje miqësore me Gjermaninë. Një test i vërtetë. Në europian nuk do të jetë vetëm ekipi, por i gjithë kombi”.

Nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk është konfirmuar ende kjo deklaratë e De Biasit. Më herët është bërë zyrtare se në fund të muajt mars Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Austrinë. Kundërshtari i dytë deri më tani nuk është bërë i ditur, por në rast se fjalët e trajnerit italian rezultojnë të sakta, atëherë Shqipëria do të përballet për të 17-ën herë me gjermanët.

image.jpg

*De Biasi me stafin e NuovaVenezia

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fanellat e reja të Kombëtares dalin në shitje, ja sa kushtojnë dhe si t’i blini online
De Biasi “sponsorizon” Rashicën për Napolin: Është si Callejon »
Article Logic
Execution time: 0.024845838546753
array(1) { ["section"]=> string(76) "kombetarja-shqiptare-ndeshje-miqesore-me-gjermanine-konfirmon-de-biasi-31850" }