Komediani poston foto teksa lahet nudo me vajzën e tij, e quajnë pedofil

Publikuar tek: bota, më 15:48 17-12-2015 Komediani poston foto teksa lahet nudo me vajzën e tij, e quajnë pedofil

Një komedian danez ka ngjallur polemika në rrejetet sociale pas publikimit të një fotografie ku ai duket teksa po lahet në vaksë me vajzën e tij të vogël.

Torben Chris postoi foton duke u larë me vajzën e tij dy vjeçare, por një pjesë e madhe e ndjekësve të tij në Twitter e kanë akuzuar atë për sjellje jo te hijshme prindërore, madje disa të tjerë e kanë quajtur edhe pedofil.

Por fotografia që ngjalli debat nëse prindërit duhet të shfaqen nudo para fëmijëve të tyre të vegjël, pati edhe mbështetës, të cilët argumentojnë se nuk ka asgjë të keqe për sa kohë fëmija është në moshë të vogël.

Vetë komediani reagoi duke thënë se nuk ka asgjë të keqe nëse një baba lan vajzën e tij, ashtu siç bën edhe nëna. “Nuditeti me fëmijët nuk është e shëmtuar, është diçka natyrale”, ka thënë ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025654077529907
array(1) { ["section"]=> string(77) "komediani-poston-foto-teksa-lahet-nudo-me-vajzen-e-tij-e-quajne-pedofil-27993" }