Komentatori kroat i ndeshjes mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut është vënë në qendër të kritikave pas etiketimit aspak të këndshëm që i ka bërë shqiptarëve.
Duke parë se ekipi korat ishte në gjendje katastrofike dhe po humbiste që prej minutës së ’37, komentatori Stjepan Balog, tha se “shqiptarët nuk janë më shitës akulloresh”.
Komenti i tij është kritikuar ashpër edhe nga mediat në vend.
“Ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët për shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash”, ishte fraza e tij në transmetim direkt. Ndaj këtij komenti ka pasur shumë reagime, ndërsa faqja e internetit “tportal.hr” i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtyre fjalëve, duke e cilësuar shovinizëm të mirëfilltë.