Komente kundër Erion Veliajt, “Qytetarët” akuzojnë për censure Ilva Taren. Reagon koordinatori

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:06 24-05-2016 Komente kundër Erion Veliajt, “Qytetarët” akuzojnë për censure Ilva Taren. Reagon koordinatori Foto e postuar nga stafi i \"Tonight\"

Faqja “Qytetarët për Parkun”, opozita e kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin e këndit të lojrave te Liqeni Artificial i Tiranës, ka akuzuar drejtuesit e emisionit “Tonight” në Ora News, se kanë fshirë komentet e tyre në faqen zyrtare.

Duke e konsideruar censurë mediatike, kjo faqe sqaron se ka postuar në profilin e “Tonight” një video ku Veliaj garantonte se nuk do kishte beton brenda në park, por sipas tyre realiteti sot është tjetër.

“Censuara mediatike: Sonte ishte Erion Veliaj në emisionin Tonight Ilva Tare. Ne si Qytetarët Për Parkun komentuam ne faqën zyrtarë të emisionit por na u fshinë komentet ku postuam këtë koment me këtë link. Thjesht video ku z.Veliaj thot që nuk do ketë beton”, shkruhet në këtë faqe ndërsa kanë publikuar edhe fotot e denoncimit.

Por, menjëherë pas këtij postimi, ka reaguar koordinatori i faqes “Tonight”, Sonil Frashëri, i cili sqaron se një veprim i tillë nuk ka ndodhur dhe për të vërtetuar këtë ai ka publikuar foto ku shihen komentet e “Qytetarëve për Parkun”.

“Ore kam një problem. Janë këta që hiqen si shoqëri civile që thonë se faqa ka fshirë komentin e tyre. Problemi është se akses për fshirë komente tek kjo faqe aty kam vetëm unë, po mesa di unë, skam prekur gjë më dorë, as i kam lexu fare ca është shkruar. Po t’i lexosh ca komentesh ka aty, jam i bindur se ka dhjetëra që e shajnë Veliajn. Ja ku po ua them të vërteten e madhe. Unë nuk fshij komentet nese nuk janë fjalë të renda fyese dhe me keqardhje po ju them se e keni fshire vetë këtë koment për të bërë këtë status. Po po, ju ndjek se e kam për detyrë. Edhe ju flm që na ndiqni e komentoni, po pse beheni kamikazë mo burrë. Bëje prapë komentin po deshe, se s’ta prek njeri”, shkruan ai.

***

13266098_1600700350221971_770351116035563233_n.jpg

13241409_1600700346888638_2778393709223384066_n.jpg

13266085_1600700386888634_6502351325826100528_n.jpg

13220964_1600700343555305_4571362623570314119_n.jpg

*Foto të postuara nga "Qytetarët për Parkun"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026133060455322
array(1) { ["section"]=> string(96) "komente-kunder-erion-veliajt-qytetaret-akuzojne-per-censure-ilva-taren-reagon-koordinatori-41303" }