Komentuesi thumbon Ramën për kullën te stadiumi, kryeministri nuk përmbahet dhe replikon me të

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:58 21-04-2016 Komentuesi thumbon Ramën për kullën te stadiumi, kryeministri nuk përmbahet dhe replikon me të

“Kur rezervohen apartamentet te ai pallati, tani apo pasi të ndërtohet?!”, është kjo pyetja e një komentuesi që ka ngacmuar keq kryeministrin Edi Rama.

Komenti i Andit është bërë në albumin që Rama ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, me foto nga ceremonia e prezantimit të projektit për stadiumin e ri kombëtar.

Kryeministri ka replikuar me qytetarin duke kërkuar prej tij të jap më pak mend. “S’është pallat me apartamente po ti lexo më shumë dhe jep mend më pak them unë”, është përgjigjur Rama. Por, komenti i Andit është fshirë pas disa minutash, së bashku me replikën e kryeministrit. 

Përveç faktit se shumë tifozë shqiptarë e mirëpresin idenë e ndërtimit sa më shpejtë të stadiumit kombëtar, sërish si në shumicën e projekteve ato që ngjallin reagim kundër janë kullat që parashikohen të ngrihen pranë objekteve apo në sheshe. 

13006748_963121337139700_5177565187707818301_n.jpg

13077076_1113318015396328_2697430218921705756_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024210929870605
array(1) { ["section"]=> string(99) "komentuesi-thumbon-ramen-per-kullen-te-stadiumi-kryeministri-nuk-permbahet-dhe-replikon-me-te-38287" }