Komentuesit sulmojnë Ballën në faqen e tij pas debatit me Dumën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:53 27-03-2015 Komentuesit sulmojnë Ballën në faqen e tij pas debatit me Dumën Statusi i deputetit Balla dhe komentet e ndjekësve të tij në faqen zyrtare

Pas debatit të ashpër të zhvilluar mbrëmë (26 mars, e enjte) në emisionin “Opinion” ku të ftuar ishin edhe kordinatorja për Media e PD-së  Grida Duma e deputeti i PS Taulant Balla, komentuesit në rrjetet sociale e kanë sulmuar këtë të fundit pas statusit në të cilin Balla njoftonte prezencën në emision.

Komentuesit dhe ndjekësit e Ballës nuk i kanë kyrsyer asgjë pasi kanë parë e dëgjuar debatin e tij me Dumën. Ata e kanë quajtur të pakulturuar deputetin Balla dhe i kanë kujtuar se dhe ai ka lindur nga një fëmër.  Reagimi i komentuesve vjen si rezultat i toneve të ashpra që kaluan deri në ofendim mes të ftuarve. Më poshtë po ju risjellim një pjesë nga debati i mbrëmshëm mes Dumës e Ballës.

Duma: Aleanca e qelbësirave lëshon një qelbësirë dhe kujton se ne do të bëhemi me ata.

 Balla: Kujt i thotë kjo qelbësirë, kërko falje. Të më thotë mua qelbësirë një copë ku e di unë se çfarë.

 Balla: Jo, të lutem shumë…”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018798112869263
array(1) { ["section"]=> string(68) "komentuesit-sulmojne-ballen-ne-faqen-e-tij-pas-debatit-me-dumen-7118" }