Komisioneri Hahn përshëndet "Dekriminalizimin": E enjtja datë e rëndësishme për Parlamentin e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 11:19 18-12-2015 Komisioneri Hahn përshëndet

Komisioneri për zgjerimin në BE Johannes  Hahn ka përshëndetur votimin në unanimitet të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë për dekriminalizimin duke e parë, të enjten e seancës si datë të rëndësishme për Parlamentin e Shqipërisë.

“E enjtja ishte një datë e rëndësishme për Parlamentin e Shqipërisë. Pas disa muajsh debate mes partive politike, anëtarët e Parlamentit miratuan ndryshimet kushtetuese dhe kuadrin e nevojshëm legjislativ për vendosjen e një disipline të qartë për përjashtimin e shkelësve penalë nga postet publike (i ashtuquajturi ligji i “dekriminalizimit"”, thuhet në deklaratën e komisionerit.

“Ky zhvillim legjislativ pritet të forcojë më tej shtetin ligjor, të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të nxisë luftën kundër korrupsionit, por të rrisë gjithashtu edhe besimin e qytetarëve te funksionimi i shtetit dhe tek institucionet e tij.

Unë e përshëndes miratimin e kësaj pakete legjislative që demonstron se dialogu konstruktiv ndërpartiak është mënyra më e mirë për të ndjekur reformat që i nevojiten vendit”, thuhet më tej në deklaratë.

“BE-ja përsërit se Shqipëria po përballet me një numër sfidash shumë delikate të reformës që kërkojnë një dialog konstruktiv mes gjithë partive politike. Progresi i agjendës së reformave është i rëndësishëm për ta çuar vendin përpara në udhën e tij drejt integrimit evropian, si dhe për të garantuar më tej rrënjosjen e shtetit ligjor”, përmbyll Hahn. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestë si kjo s’keni parë asnjëherë, “Rama ik” në club-in e Tiranës. Zbuloni autorët e dyfishtë (FOTOT)
Tatimet 11 miliardë lekë dëm shtetit, por Rama i shpërblen me 6 paga »
Article Logic
Execution time: 0.022361993789673
array(1) { ["section"]=> string(107) "komisioneri-hahn-pershendet-dekriminalizimin-e-enjtja-date-e-rendesishme-per-parlamentin-e-shqiperise-28068" }