Komisioni i Apelit ka vendosur të ulë dënimin për kapitenin e Tiranës, Gentian Muçën. Apeli e ka dënuar me 6 ndeshje Muçën, nga 1 vit që kishte dhënë më parë Komisioni i Disiplinës.
Pas këtij vendimi, Muça do të rikthehet në fushën e lojës pas një muaj e gjysmë kampionat në sezonin 2016-2017.
Apeli ka ulur gjithashtu dënimin për klubin e Tiranës. Nga 8 ndeshje pa tifozë që vendosi Disiplina, vendimi është ulur në dy ndeshje si skuadër pritëse.
Shkak për dënimet u bënë incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani.