Komisioni i Disiplinës ‘shkrin’ ekipin e Këlcyrës, përjashtim përjetë për futbollistët

Publikuar tek: sport, më 23:32 15-12-2017 Komisioni i Disiplinës ‘shkrin’ ekipin e Këlcyrës, përjashtim përjetë për futbollistët

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar ashpër skuadrën e Këlcyrës.

Në përfundim të mbledhjes, Komisioni i FSHF-së ka vendosur përjashtimin e nga kampionati i Kategorisë së Dytë për skuadrën dhe ndëshkim të ashpër për protagonistët e dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen e luajtur kundër Përmetit. Këtij të fundit i jepet në tavolinë fitorja 3-0.

Ndërkohë, zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu për kërcënim, nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me një vit pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 lek.

Lojtarët e Këlcyrës Entilion Kamberi, Renis Spahiu dhe Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohen me përjashtim përgjithmonë pjenga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtarët Fatjon Sakollari, Meleq Xhakollari, Fredi Kamberi dhe Kristi Koshi dënohen me 1 vit pezullim nga aktiviteti.

Komisioni ka gjobitur me 100 mijë lekë Vllazninë për incidentet e ndodhura në ndeshjen ndaj Tiranës, si dhe ka pezulluar me dy ndeshje lojtarin e shkodranëve, Ardit Krymi.

Po ashtu, edhe Hoxhallari i Tiranës është ndëshkuar me po kaq ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U cilësua si një nga talentet më të mëdhenj, Renato Sanches dështon te Swansea City
Mesazhi i Pochettino para ndeshjes: Shkojmë në 'Etihad Stadium' për të fituar »
Article Logic
Execution time: 0.13716292381287
array(1) { ["section"]=> string(90) "komisioni-i-disiplines-shkrin-ekipin-e-kelcyres-perjashtim-perjete-per-futbollistet-103254" }