Komisioni i Ekonomisë: Shumë politikë dhe pak ekonomi

Publikuar tek: ekonomi, më 16:43 12-01-2017 Komisioni i Ekonomisë: Shumë politikë dhe pak ekonomi

Çdo ligj që kalon në parlament shoqërohet me kosto financiare dhe për më tepër, ecuria e procesit të reformave ka të bëjë kryesisht me gjendjen & evoluimin financiar të vendit.

 

Për këtë arsye Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend mbetet komisioni i dytë më i rëndësishëm pas Komisionit të Ligjeve. Sipas treguesve të monitorimit nga Instituti i Studimeve Politike, numri i madh i mbledhjeve të zhvilluara nga ky Komision përgjatë periudhës shtator-dhjetor 2016 është tregues edhe i intensitetit të punës së tij. Në Komision marrin pjesë edhe disa ministra financave (Bode, Angjeli, Cani, Mima) disa ish ministra në sektorë të tjerë (Spaho, Shehi), si dhe deputetë me karrierë në administratë e shërbimet publike.

Ndryshe nga Komisionet e tjera, në këtë komision ka pasur prani më të shpeshtë të ministrave, sidomos të Ministrit të Financave Ahmetaj. Nga ana tjetër, në komision janë paraqitur shumica e institucioneve kryesore (për shkak të projekt buxhetit të shtetit), si dhe ka pasur raportime edhe nga institucione të rëndësishme në natyrës financiare, si Guvernatori i Bankës apo Kryetari i KLSH.

Tregues interesant i këtij komisioni është numri i madh i deputetëve të përfshirë të debate dhe kontinuiteti i ndërhyrjeve të tyre. Nga mazhoranca më aktivët kanë qenë Brace, Angjeli, Koçi, Cani, Bushati, kurse nga opozita në krye të listës janë Bode, Mima, Cara dhe Spaho. Është interesante fakti se ish ministri Bode ka diskutuar në të gjitha seancat ku ka qenë i pranishëm, siç rekord negativ mban deputeti Luzha (LSI), i cili nuk ka diskutuar në asnjë nga 23 mbledhjet e komisionit. Brace, Bushati e Marto janë të vetmit deputetë që nuk kanë munguar në asnjë mbledhje, kurse, në krahasim me komisionet e tjera, numri i deputetëve me pjesëmarrje minimale në mbledhjet e Komisionit është gjithashtu minimal, vetëm 1 deputet (Luzha).

Në të dhënat përmbajtjesore të aktivitetit të këtij Komisioni bien dukshëm në sy tri tipare: së pari, pesha e akteve ligjore dhe ekonomike është shumë më e madhe sesa vendi që zënë aktet politike, por argumentet politike mbeten dominuese; e dyta, numri i zyrtarëve të lartë të thirrur në komision është më e larmishme dhe në nivel më të lartë se shumica e komisioneve të tjera; e treta, është ndër komisionet më me shumë replika midis kryetarit të komisionit dhe anëtarëve (të opozitës). Ka raste të shumta kur anëtarët e komisionit nuk i drejtohen njëri tjetrit me cilësinë e partnerit përballë të ftuarit në komision, por me cilësinë e kundërshtarit politik, – një tregues që nuk është tipar i komisioneve të njëjta në shumicën absolute të vendeve demokratike në kontinent.

Së fundi, debatet në komision, edhe për shkak të pjesëmarrjes së një numri të lartë anëtarësh të komisionit, kanë prodhuar një arkiv të pasur me të dhëna ekonomike e financiare, të cilat, edhe nëse duhen marrë me rezervë në vërtetësinë e tyre, ofrojnë një pamje të përgjithshme të ekonomisë dhe financave në vend, – një tregues që rrallë e gjen tek pjesa më e madhe e komisioneve të tjera parlamentare. (Instituti i Studimeve Politike)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071380138397217
array(1) { ["section"]=> string(58) "komisioni-i-ekonomise-shume-politike-dhe-pak-ekonomi-65329" }