Komisioni i Etikës: Pezullim për dy lojtarët në lidhje me trukimet

Publikuar tek: sport, më 16:41 10-02-2015 Komisioni i Etikës: Pezullim për dy lojtarët në lidhje me trukimet

Pas shqyrtimit, Komisioni i Etikës në lidhje me skandalet e trukimit të ndeshjeve në javën e 19-të të Superligës shqiptare, vendosi:

1. Lojtari i KF “Teuta”, Alfred Osmani, për komplotim në influencimin te rezultatit te ndeshjes KF “Flamurtari “- KS “Teuta” në kundërshtim me etiken sportive, do te dënohet me 6(gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

2. Lojtari KF “Elbasani”, Arjan Pisha, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjeve KF “Elbasani “- KS “Teuta” date 10.09.2014, KF “ Elbasani”- KF “Skënderbeu” date25.01.2015 dhe KS “Kukesi”- KF “Elbasani” date 31.01.2015, ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6(gjashte) muaj pezullim nga aktivtieti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.

3. Te depozitoje kallezim penal per KF “Elbasani” dhe lojtarin Arjan Pisha.

4. Ne lidhje me ndeshjen KF “Flamurtari” – KS “Teuta” , u rezervua e drejta per kallezim penal pasi ceshtja ka filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Vlore.

5. Kunder ketij vendimi lejohet ankim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moggi: Futbolli shqiptar, në rrugën e duhur
Bogdanov: Ja pse u futa në fushë »
Article Logic
Execution time: 0.020428895950317
array(1) { ["section"]=> string(70) "komisioni-i-etikes-pezullim-per-dy-lojtaret-ne-lidhje-me-trukimet-2964" }