Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi: Nëse Meta do të dorëhiqej, hetimi do kishte marrë tjetër rrjedhë

Publikuar tek: politike, më 17:25 23-03-2015 Komisioni i Ligjeve, Bylykbashi: Nëse Meta do të dorëhiqej, hetimi do kishte marrë tjetër rrjedhë

Kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, ka shprehur keqardhjen për braktisjen e komisionit nga opozita. Xhafaj është shprehur se Prokuroria ka ecur në hapat e saj.

Por deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka thënë se në rast të dorëheqjes të kreut të Kuvendit Ilir Meta, hetimi i Prokurorisë do të kishte marrë kah tjetër. Opozita përpara braktisjes së Komisionit të Ligjeve, ka kërkuar sërish dorëheqjen e Metës për ti hapur rrugë një hetimi të drejtë.

Pas kësaj ngjarje, opozita ka kërkuar vazhdimisht, jo vetëm në protesta, por edhe në deklarata për media si dhe në komisione, që kreu i  Kuvendit të japë dorëheqjen.  Ndërsa kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se  nuk e kupton opozitën dhe se ndjen keqardhje për te, duke shtuar se Prokuroria ka ecur në hapat e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Islami zbardh detaje nga mbledhja e Këshillit:I thashë maxhorancës që gazetarët do e nxjerrin në media
Meta: Ministrat duhet të ecin me shpejtësinë e kryeministrit, Basha i humbet zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.018747806549072
array(1) { ["section"]=> string(99) "komisioni-i-ligjeve-bylykbashi-nese-meta-do-te-dorehiqej-hetimi-do-kishte-marre-tjeter-rrjedhe-6748" }