Komisioni i Ligjeve shpall vendin vakant për kryeprokurorin e përkohshëm, zbardhet projektvendimi i PS dhe kriteret për kandidatët

Publikuar tek: politike, më 12:21 07-12-2017 Komisioni i Ligjeve shpall vendin vakant për kryeprokurorin e përkohshëm, zbardhet projektvendimi i PS dhe kriteret për kandidatët

Ditën e sotme përfundon zyrtarisht mandati i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në këto kushte, dhe pas thirrjes së djeshme të kryeministrit Rama me një propozim për dialog ndaj opozitës për zgjidhjen e kësja çeshtje, Komisioni i Ligjeve ka nisur sot shqyrtimin e memos për miratimin e procedurës.

Brendi Çuçi, anëtar i PS në këtë komision tha se brenda 30 ditësh duhet të zgjidhet kryeprokurori i përkohshëm siç e përcakton Kushtetutam ndërsa ka zbardhur edhe projektvendimin e mazhorancës, lidhur me kriteret e parashikuara për kandidatët e vetfofruar në të gjithë vendin.

 “Brenda 30 ditëve duhet të caktohet një nga trupa e prokurorëve të vendit për të kryer funksionet e kryeprokurorit, nuk është as emërim, por caktim detyre deri sa të krijohen organet kushtetuese që kanë të drejtën për të emëruar prokurorin e ri të përgjithshëm.

Ne si komision në bazë të rregullores së kuvendit duhet të miratojmë projekt-vebndim për procedurën e caktimit të prokurorit, që të garantojmë transparencë, të filtrojmë kritreret që dihet të plotësojë prokurori i përkohshëm.

Jemi në situatë festash e pushime zyrtare dhe do doja që ky projektvendim të bëhet sa më shpejt publik, që të grantojmë 400 prokurorë të shprehin interesin për këtë post.

Çfarë parashikon projektvendimi

Pasi u njoh me memon dhe në kushtet kur këshilli i lartë i prokurorisë nuk është krijuar ende sipas afateve, pasi u njoh me memon vendosi

1. Miratimin e procedurës së përcaktimit të prokurorit të përkohshëm

a. Komisioni për ceshtje ligjore shpall publike vakancën e krijuar dhe fton prokurorët me më shumë eksperiencë dhe që përmbushin kushtet për organizimin e funksionim e prokurorisë që brenda 5 ditëve të depozitojmë në komisionit ligjeve një CV të kandidatit.

b. Menjëherë pas depozitmit të listës, komisioni e publikon dhe cakton datën e zhvillimit të seancës dëgjimore

c. Pas seancës komisioni për dy ditë shqyrton kriteret e kandidatëve dhe harton raportin për seancën plenare, rendit kandidatët sipas performancës

ç. Kuvendi voton për caktimin e prokurorit të përkohshëm.

2.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky proces kryhet për të garantuar filtrin e kandidaturave që do të vëtofrohen”, u shpreh Çuçi.  

Më shumë në këtë kategori: « Hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, këta janë emrat e përzgjedhur
Caktimi i kryprokurorit të ri, reagon Donal Lu: Kushtetuta është e qartë, të respektohet ligji »
Article Logic
Execution time: 0.018370866775513
array(1) { ["section"]=> string(136) "komisioni-i-ligjeve-shpall-vendin-vakant-per-kryeprokurorin-e-perkohshem-zbardhet-projektvendimi-i-ps-dhe-kriteret-per-kandidatet-102273" }