Komisioni i Venecias dorëzon draftin përfundimatar për “drejtësinë”, i jep të drejtë opozitës

Publikuar tek: politike, më 15:55 27-02-2016

Komisioni i Venecias- Rekomandimet

Komisioni i Venecias ka dorëzuar rekomandimet e saj për draftin e reformës në drejtësi. Në draftin përfundimtar të “Venecias” i jepet të drejtë opozitës në disa nga çështjet më të rëndësishme dhe më të debatuara mes palëve politike.

KM parashikon jo ndërprerje të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm ashtu si Partia Socialiste kërkonte, por e kundërshtuar fort nga Partia Demokratike dhe LSI. Gjithashtu një tjetër pikë e rëndësishme është edhe emërimi i gjyqtarëve  të Gjykatës Kushtetuese, ku KM rekomandon formulën me 2/3 e kërkuar nga opozita dhe jo 3/5 që ka propozuar mazhoranca.

Sipas KM, kompozimi pluralist i institucioneve, mund te arrihet me mjete te tjera, jo domosdoshmërish, duke vendosur një prag te larte votimi.

“Parlamenti mund te konsideroje gjithashtu opsione te tjera, specifikisht duke siguruar de facto përfaqësimin proporcional te partive politike ne KLGJ. Per shembull nëse çdo deputeti i jepet e drejta per te votuar vetëm 1 nga 5 kandidatet, kjo do te siguronte qe opozita duke përqendruar votën e saj ne përzgjedhjen e 1 ose 2 kandidateve mund te arrinte përfaqësimin brenda KLGJ, ndërkohe qe mazhoranca do te mbështeste 3 kandidatet e mbetur”.

Komisioni i Venecias ka dhënë disa zgjidhje se si mund te shmanget kapja e sistemit qe denoncon opozita.

“Nje tjetër sistem mund te përfshinte dhënien e çdo deputeti një numër te caktuar votash, per shembull 3 vota kur kandidatet qe do zgjidhen janë 5, duke mbajtur kërkesën per një mazhorance te kualifikuar. Nje model tjeter i zgjedhjes konsiston ne krijimin e dy listave alternative te kandidateve, një nga koalicioni qeverisës dhe nje nga opozita. Këshilli i Emërimeve do te beje renditjen e kandidateve dhe do t’i dërgoje parlamentit te dy listat, nga te cilat do te përzgjidhen 3 nga lista e mazhorances dhe 2 nga lista e opozitës; ne te dyja rastet me 3/5 e votave”.

Ne opinionin përfundimtar, ekspertet e Venecias i kane dhënë opozitës të drejtë që të përdorë shumicën kushtetuese prej 94 votash ne dy raste, ne zgjedhjen e Prokurorit te Përgjithshëm dhe ne zgjedhjen e Inspektorit te Larte te Drejtësisë.

“Ne situatën aktuale politike, mund të merret në konsideratë nën një tranzitor që të sigurohet për zgjedhjen e këtyre 2 titullarëve me nje mazhorance më të madhe se 3/5, ky rregull do te aplikohet vetëm ne zgjedhjen e pare nga mazhoranca aktuale e cila i ka 3/5 e votave”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forumi i Tiranës për Liri Ekonomike, Basha: Qeverisja e PS, më e djathtë se ne
Albana Vokshi: Rama më admiron, pak ditë më parë më dërgoi sms »
Article Logic
Execution time: 0.021601915359497
array(1) { ["section"]=> string(96) "komisioni-i-venecias-dorezon-draftin-perfundimatar-per-drejtesine-i-jep-te-drejte-opozites-33685" }