Komisioni i Venecias e di se LSI-ja është ende në opozitë (Letra)

Publikuar tek: politike, më 07:46 18-11-2015 Komisioni i Venecias e di se LSI-ja është ende në opozitë (Letra)

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Presidentit Nishani me anë të një letre në të cilën shkruhet se ky Komision nuk mund t’i japë zgjidhje të gjitha mosmarrëveshjeve mes opozitës dhe qeverisë për propozimet e Reformës në Drejtësi.

Por ajo që bie në sy është se kreu më i lartë i Komisionit të Venecias e cilëson Lëvizjen Socialiste për Integrim si parti opozitare.

“Në fakt u deshën disa kohë për t’i dhënë formë Reformës në Drejtësi dhe për të formuluar propozimet kryesore. Ashtu siç e dini edhe ju, projekt - ndryshimet që kemi marrë u përpiluan nga Komisioni i posaçëm Parlamentar. Nëse e kemi kuptuar drejt, ato projekt - ndryshime janë formuluar pa pjesëmarrjen e opozitës në Komision. Sidoqoftë opozita parlamentare (përkatësisht Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim) i formuluan kundërshtimet e tyre dhe komentet e tyre lidhur me projektin, dhe ne i kemi marrë dhe botuar në faqen online të komisionit”, thuhet në letrën drejtuar Nishanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Vlorë: Vitin e ardhshëm do heqim aforfenë
Debati në Komisionin e Sigurisë / Noka ofendon Tahirin: Debil, mashtrues, ordiner »
Article Logic
Execution time: 0.025796175003052
array(1) { ["section"]=> string(69) "komisioni-i-venecias-e-di-se-lsi-ja-eshte-ende-ne-opozite-letra-25684" }