Komisioni i Venecias për emërimin e gjyqtarëve: 2/3 apo 3/5 janë standarde europiane, vendosni ju

Publikuar tek: politike, më 19:29 22-01-2016 Komisioni i Venecias për emërimin e gjyqtarëve: 2/3 apo 3/5 janë standarde europiane, vendosni ju

Komisioni i Venecias ka vendosur t’ua lërë totalisht partive politike shqiptare përcaktimin e formulës së emërimit të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të drejtësisë.

Gjatë konferencës për shtyp, përfaqësuesit e Komisionit të Delegacionit të Venecias kanë deklaruar se formula 2/3 e kërkuar nga opozita, apo 3/5 e propozuar nga mazhoranca, janë të dyja të bazuara në stadardet europiane dhe zgjedhja e tyre nuk i takon Komisionit, por partitë duhet të veprojnë në mirëbesim me njëra-tjerën.

Markert: Gjëja e parë që doja të theksoja është se për mendimin tonë kjo reformë është e nevojshme dhe emergjente. Qytetarët në Shqipëri e kanë humbur besimin te gjyqësori dhe kjo vjen si pasojë e korrupsionit. Në qoftë se një çështje gjykohet nga një gjyqtar i korruptuar atëherë ky proces është problematik. Më lejoni të them se në këtë kuadër ne jemi në mbështetje të reformës si dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndonëse ky proces nuk është një proces normal në vendet e Europës.

Kjo është një reformë që nuk është thjesht për t’u realizuar, por të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të eleminojë korrupsionin. Ështën një temë jo e lehtë, e për këtë aryse ekspertët kanë dhënë formulime të detajuara në propozimet e tyre. E për këtë arsye edhe raporti i ndërmjetëm që ne këmi vënë në dispozicion ishte i zgjeruar për shkak të çështjeve të trajtuara. Por ajo që dua të theksoj se reforma është në rrugën e duhur dhe do të jetë e gatshme të miratohet nga partitë politike. Sipas mendimit tonë miratimi i reformës është në interes të shqiptarëve. Dua të falenderojë ekspertët shqiptarë të cilët kanë punuar për hartimin e draftit.

Nuk është puna e Komisionit të Venecias që të diktojë zgjedhjet për amendamentet e kushtetuese, por zgjedhjet që janë bërë nga ekspertët shqiptarë janë në përputhje me ato europiane. Ndërkohë e njejta qasje është edhe ajo për shumicën që duhet përdoret për zgjedhjet në organet e ndryshme. Ekspertët kanë propozuar 3/5 dhe opozita 2/3 për këto raste. Të dyja zgjedhjet janë në standardet europiane dhe ndaj nuk i takon ‘KV’ të thotë se cila është më e mirë. Por çështja e shumicës nuk është e vetmja.  procedura e përzgjedhjes së kandidatëve është po aq e rëndësishme. Dhe në kuadar të procedurës së përzgjedhjes, kandidatët më të mirë janë edhe ata që do votohen.

Po ashtu në rast se zgjidhet shumica e cilësuar,  duhet gjetur edhe një mekanizëm që të bëjë të mundur zhbllokimin e situatës kur ajo ndërlikohet. Sipas mendimit tonë ekzistojnë disa opsione për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

12575804_10153828029753771_467367966_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Crown Agents" letër Ramës: Doganat e kapura nga korrupsioni i organizuar
Bien akuzat e Zaganit, Tahiri: Gënjeshtra iu përplas në fytyrë shqupistave. Basha: Nuk ka prokuror mercenar që të mbulon krimet »
Article Logic
Execution time: 0.023576021194458
array(1) { ["section"]=> string(101) "komisioni-i-venecias-per-emerimin-e-gjyqtareve-2-3-apo-3-5-jane-standarde-europiane-vendosni-ju-30710" }