Komisioni për Reformën në Drejtësi mblidhet sot, opozita nuk merr pjesë

Publikuar tek: politike, më 14:25 25-04-2016 Komisioni për Reformën në Drejtësi mblidhet sot, opozita nuk merr pjesë

Mblidhet sot Komisioni për Reformën në Drejtësi. Mbledhja është thirrur nga anëtarët e shumicës parlamentare dhe drejtohet nga kreu i Komisionit Fatmir Xhafa.

Komisioni do të mblidhet sot në orën 16:00 por pa pjesëmarrjen e opozitës. Sot PD në mbledhjen e Grupit Parlamentar vendosi të bojkotojë Kuvendin për 10 ditë pas vendimit të Byrosë për përjashtim gjithashtu me 10 ditë të ish kryeministrit Sali Berisha lidhur me deklaratën për armatosje civile bërë ditën e enjte.

Sakaq, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, kreu i qeverisë Edi Rama akuzoi opozitën se nuk ka vullnet për Reformën në Drejtësi dhe vendimi i bojkotit sipas Ramës, është edhe prova e qartë.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Komisionit për Reformën në Drejtësi është zhvilluar para dy javësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e Ramës për ekonominë, reagon Basha: Shqiptarëve u janë vjedhur 2 milionë lekë për familje
Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Projektin e kemi gati për votim »
Article Logic
Execution time: 0.023189067840576
array(1) { ["section"]=> string(76) "komisioni-per-reformen-ne-drejtesi-mblidhet-sot-opozita-nuk-merr-pjese-38635" }