Kompani lombarde investim në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 13:17 25-08-2016 Kompani lombarde investim në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri FOTO ILUSTRUESE

60 kompani italiane po marrin pjesë në projektin për depërtimin komercial në tregun ballkanik, të cilat po kërkojnë për partnerë në vendet e Ballkanit, me prioritet Shqipërinë.

Iniciativa prezantohet së pari në takimin e Riminit, në Panairin e Riminit, ku do të marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës në Itali, Sergio Mattarella, si dhe ministri i Ekonomisë dhe emra të njohur të industrisë në Itali.

Me anë të një njoftimi në faqen e AIDA-s, bëhet e ditur që kompanitë do të marrin pjesë në tri ekspozita të ndryshme në sektorët e  ushqimit, të modës dhe teknologjisë, pikërisht për të pasur mundësinë që të fillojnë shpërndarjen e produkteve të tyre në një treg që përfshin katër vende me 15 milionë njerëz, në partneritet me autoritetet lokale, si Union Banka, Expo City Tiranë, Ente Fiera sh.a. dhe Grupi Panorama. 

Përfaqësimi i sipërmarrësve nga pala italiane i është besuar përveç Verzerit, edhe Umberto Daniele, i kompanisë kompjuterike “Gross Italia”, e listuar në bursën e Milanos me një qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë eurosh. 

Kompanitë takohen drejtpërdrejt në këtë organizim nëpërmjet formulës së përputhjes, nëse kompanitë lokale do të jenë të gatshme për të ndërmarrë një bashkëpunim të parë komercial, dhe pastaj në një datë të mëvonshme, sipas zhvillimeve, mund të ketë edhe një partneritet të vërtetë industrial.

Parashikimet e Kompanisë së Veprave si rezultat i eksportit për vitin e ardhshëm në lidhje me këtë mision, flasin për një qarkullim minimal prej 20 milionë eurosh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019328832626343
array(1) { ["section"]=> string(66) "kompani-lombarde-investim-ne-ballkan-vecanerisht-ne-shqiperi-50830" }