Kompania ajrore “Blue Panorama” del në konferencë, shpjegon arsyet e vonesave në linja

Publikuar tek: ekonomi, më 16:23 13-09-2016 Kompania ajrore “Blue Panorama” del në konferencë, shpjegon arsyet e vonesave në linja

Drejtuesit e kompanisë Blue Panorama Airlines me në krye Giancarlo Zeni, CEO i kompanisë, dhe përfaqësues të Drejtorisë së Aviacionit Civil Shqiptar në një konferencë për shtyp me gazetarët dhe përfaqësues të agjencive diskutuan mbi ecurinë e kompanisë, bashkëpunimin me kompaninë shqiptare si dhe shpjeguan situatat e pakëndëshme në lidhje me vonesat.

Blue Panorama ka sjell risi të reja dhe bashkëpunimin me kompaninë shqiptare “Albawings”, të cilat do të përdorin të njëjtat kode (Code-Share)  duke filluar që nga 1 tetori.

Risia e këtij bashkëpunimi do të jetë shtimi i fluturimeve që nga 19 shtatori si dhe ulja e ndjeshme e çmimeve të biletave.

Përsa i përket biletave , tashmë rezervimi i tyre mund të bëhet në sistemin e rezervimit të të dy kompanive si dhe në GDS, pavarësisht përkatësisë së kodit.

Të pyetur nga newsbomb.al në lidhje me masat që janë marrë për të dëmshpërmblyer pasagjerët, drejtuesit thanë se në raste vonesash mbi 5 orë, pasagjerëve u jepet rimbursimi i plotë i lekëve, ushqim, mbrojtje, hotel nëse është e nevojshme, ose mund të zgjedhin një orar tjetër për fluturim.

“Përsa u përket defekteve, nuk ka një person përgjegjës pasi janë probleme mekanine që lindin kudo.  Avionët janë makina të sofistikuara dhe ndonjëherë japin sinjale dhe për këtë arsye janë rikthyer sërish në aeroport për sigurinë e pasagjerëve, pasi për ne është shumë e rëndësishme siguria e tyre.  Kjo nuk ndodh vetëm me kompaninë tonë por me të gjitha kompanitë ajrore”-tha Gianzarlo Zeni, CEO i kompanisë.

I pyetur nga gazetarët se  përse kompania nuk ofron bileta me çmime low cost, Z.Reni theksoi se mungesa e konkurencës së operatorëve si dhe tarifat e larta të aeroportit të Tiranës ndikojnë në çmimet e biletave. 

Sipas raportit të vet kompanisë, përgjatë vitit 2015 janë transportuar 1.2 milionë pasagjerë, numër i cili ka ardhur në rritje vit pas viti.

Flota e kompanisë përbëhet nga 8 avionë, por që gjatë sezoneve vihen në punë dhe 3 avionë të tjerë Boeing për lehtësim të lëvizjes së pasagjerëve, duke shmangur dhe fluksin e tepërt. Blue Panorama ka të punësuar gjithsej 422 persona.

Gjatë tre viteve që operon në Shqipëri, “Blue Panorama” ka rritur numrin e pasagjerëve vit pas viti.

Në vitin 2014 janë transportuar 300.000 persona Shqipëri-Itali, shifër që ka ardhur në rritje në vitin 2015 me 480.000 persona, ndërsa gjatë këtij viti numri i pasagjerëve ka arritur gati 600.000.

Blue Panorama Airlines ka lidhur Shqipërinë me 10 destinacione Italiane (e anasjelltas) me 18.000 vende e 56 frekuenca javore. Me një rregullsi në operim (fluturime të pa anulluara) 99% dhe përpikmëri  në orare 70%.

Së fundmi me bashkëpunimin me kompaninë Shqiptare,  janë lancuar dhe tre destinacione të tjera me Italinë; Torino, Treviso, Firenze, linja të cilat do të jenë ekzistente edhe gjatë sezonit dimëror.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029304981231689
array(1) { ["section"]=> string(89) "kompania-ajrore-blue-panorama-del-ne-konference-shpjegon-arsyet-e-vonesave-ne-linja-52781" }