Kompania e naftës "Bankers Petroleum" shet të gjitha aksionet

Publikuar tek: ekonomi, më 15:42 21-07-2016 Kompania e naftës

Kompania kanadeze  Bankers Petroleum që operon në tregun e naftës në Shqipëri,  ka njoftuar se do shes të gjitha aksionet tek degët e Geo-Jade Petroleum Corporation në bazë të marrëveshjes që ata kanë bërë me 19 mars 2016.

Bankers do ti shes askionet nëpërmjet degëve të saj me një çmim prej  $ 2.20 për aksion.

Përfundimi i transaksionit mbetet subjekt i miratimit rregullator të Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE).

Miratimi i marrëveshjes nga Republika Popullore e Kinës i cili duhej të merrej brenda datës 30 qershor 2016 tani është shtyrë për në 31 korrik 2016.

 Bankers dhe Geo-Jade janë duke punuar intensivisht së bashku për marrjen e këtij miratimi brenda muajit korrik, dhe nëse ky miratim merret, marrëveshja parashikon një zgjatje automatike gjashtëdhjetë ditë nga data e fundit (aktualisht 31 korrik, 2016 deri në 29 shtator, 2016) për mbylljen e transaksionit.

Nëse miratimi nga SAFE nuk merret deri më 2 gusht, 2016 atëherë një amendim i mëtejshëm i marrëveshjes do të jetë i nevojshëm që të zgjatet afati kohor për miratimin nga SAFE si dhe për shtyrjen e datës për mbylljen e transaksionit.

 Të dyja shoqëritë, Bankers dhe Geo-Jade janë të angazhuara për përfundimin e transaksionit, dhe diskutime të tilla janë duke u zhvilluar, përfshirë edhe dispozitat e mundshme që do të rrisin angazhimin e palëve.

Pas përfundimit të suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos  dhe të Londrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023378133773804
array(1) { ["section"]=> string(65) "kompania-e-naftes-bankers-petroleum-shet-te-gjitha-aksionet-47319" }