Kompania e sigurisë së aeroportit në emër të zyrtarit të PS, njeriut të afërt me Ramën

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:58 03-07-2016 Kompania e sigurisë së aeroportit në emër të zyrtarit të PS, njeriut të afërt me Ramën

Kompania e sigurisë së aeroportit në emër të zyrtarit të PS, njeriut të afërt me Ramën

Grabitja e parave të “Raiffeisen Bank” dy ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit ka nxjerrë në dritë një sërë skandalesh, që nga siguria e dobët e aeroportit deri te personat që drejtojnë kompaninë e sigurisë.

ICTS Albania është kompania që është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe nga kërkimet në QKR, rezulton se 25% të aksioneve i ka në zotërim Eno Bushi, ndërsa 75% i përkasin ICTS Europe.

Eno Bushi njihet si jurist i Partisë Socialiste dhe person i afërt me kryeministrin Edi Rama. Ai shpesh cilësohet nga demokratët si avokat i Ramës.

Por, emri i Eno Bushit nuk përflitet për herë të parë në një skandal të këtij niveli. Dy vite më parë ai u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha se kishte ndihmuar pilotin italian Giorgio Riformato të kalonte nga dera e personelit të aeroportit.

Riformato është dënuar me 15 burg nga gjykata shqiptare për arsye se është gjetur fajtor për ngjarjen e ndodhur në maj të 2014, kur avioni i tij u rrëzua në plazhin e Divjakës, në tentativë për të transportuar drogë drejt brigjeve italiane.

Për këto akuza, Eno Bushi ka paditur Sali Berishën në gjykatë, ku i ka kërkuar edhe 100 mijë euro dëmshpërblim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037186861038208
array(1) { ["section"]=> string(91) "kompania-e-sigurise-se-aeroportit-ne-emer-te-zyrtarit-te-ps-njeriut-te-afert-me-ramen-45362" }