Kompania fason që rrëmbeu “Bleta e Artë”, përfiton nga fondi i nxitjes së punësimit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:14 13-02-2015

Kompania Krienko që operon në Fier në biznesin Fason, do të përfitojë nga fondi i Nxitjes së punësimit. Lajmin e jep drejtori i Përgjithshëm Genc Kojdheli, i cili në faqen e tij në facebook, sjell foto të takimit të kryeministrit Rama dhe ministrit të Mirëqenies Erjon Veliaj në fabrikën e prodhimit të xhinseve në Fier paraditen e sotme.

Fondi i nxitjes së punësimit është 450 milionë lekë, dhe një ndër kompanitë që përfiton nga kjo shumë është kompania Krienko. Por sikurse dihet, kompania Krienko, në spektaklin “Bleta e Artë” që u organizua gjatë muajit janar për bizneset e suksesshme, arriti të fitojë kupën që u dorëzua nga zv.ministrja Brunilda Paskali. Sikurse duket edhe nga video e postuar nga vetë kompania, administratori i saj thotë se ndihet i privilegjuar që arriti ta fitojë këtë çmim. Kompania Krienko, sipas administratorit, është pjesë e grupit Blue Sky që operon në vendin tonë.

Dhe një kompani që është vlerësuar si “Bleta e Artë” në industrinë fasson në Shqipëri, arrin të rrëmbejë edhe diçka më shumë në nxitjen e punësimit. Punëtorët janë shfaqur të lumtur në foto, duke përshëndetur me duart lart. Kryeministri Rama, ministri Erjon Veliaj dhe biznesmeni Luan Bregasi gjenden mes punëtorëve për të përshëndetur dhe për të postuar këtë foto. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023764848709106
array(1) { ["section"]=> string(85) "kompania-fason-qe-rrembeu-bleta-e-arte-perfiton-nga-fondi-i-nxitjes-se-punesimit-3245" }