Kompania që gjeti ar dhe argjend në Mirditë, fiton licensën e Rehovës me 2 milion ton bakër i cilësisë së lartë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:34 14-02-2017 Kompania që gjeti ar dhe argjend në Mirditë, fiton licensën e Rehovës me 2 milion ton bakër i cilësisë së lartë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka dhënë licencën kompanisë minerare Tirex Resources Ltd. për nxjerrjen e bakrit të cilësisë së lartë nga nëntoka e Rehovës për 25 vjet dhe mundësi zgjatje me 10 vjet.

Tirex fitoi tenderin e Rehovës në vitin 2015, kur një tjetër kompani private u skualifikua pasi dështoi të plotësonte kushtet, raporton Newsbomb.al.

Rehova ndodhet rreth 200 kilometra në juglindje të Tiranës dhe përmban katër depozita, Bregu i Gështenjës ( "B & G"), Rehova-Kanisqel, Çiflig dhe Dushku i Trashë të cilat përmbajnë sasi të mëdha bakri të cilësisë së lartë që llogaritet të shkojnë rreth 2.09 milion ton me përqëndrim të mineralit mbi 2%.

Po e njëjta kompani në vitin 2008 arriti të zbulojë depozita të mëdha ari dhe argjendi të cilësisë së lartë në Mirditë, ku edhe aktualisht operon për nxjerrjen e mineraleve të çmuara. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066909790039062
array(1) { ["section"]=> string(116) "kompania-qe-gjeti-ar-dhe-argjend-ne-mirdite-fiton-licensen-e-rehoves-me-2-milion-ton-baker-i-cilesise-se-larte-68708" }