Kompania “Spiecapag” ofron 1200 vende të reja pune

Publikuar tek: ekonomi, më 10:41 05-09-2016 Kompania “Spiecapag” ofron 1200 vende të reja pune

Kompania “Spiecapag” ofron 1200 vende të lira pune në Shqipëri.  Kjo është një kompani e cila ka një histori suksesi në  vende të ndryshme të botës për ekzekutimin e projekteve të vështira të ndërtimit të tubacionit në botë, por që operon dhe në Shqipëri.

"Spiecapag" ofron një gamë të gjerë shërbimesh për klientët duke përfshirë projektimin , inxhinieri, prokurimin , ndërtimin, menaxhimin e projekteve , trajnime. Në mars 2016 Spiecapag i është dhënë kontrata për inxhinieri, prokurimin dhe ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri .

Aplikimi për vendet e lira të punës mund të bëhet online nga faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit brenda afatit të përcaktuar.

Por, para kryerjes së kësaj procedure duhet të regjistroheni në sistem, pasi në rastin kur nuk keni regjistruar llogarinë tuaj personale, keni të drejtë të vizitoni faqen por nuk mund të aplikoni.

Të drejtën e përfitoni pasi të keni krijuar profilin e punëkërkuesit i cili mban të dhënat tuaja kryesore si, emri, mbiemri, datëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia dhe adresa e e-mailit.

Më vonë sistemi ju dërgon direkt fjalëkalimin në adresën e postës elektronike që ju akseson për aplikimin në vendet e lira të punës.

Sipas SHPK-së vende të lira pune janë 32.752, edhe pse të publikuara janë vetëm 1660, pasi disa biznese nuk kanë pranuar t’i publikojnë vendet e lira të punës.

LINKU

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032100915908813
array(1) { ["section"]=> string(54) "kompania-spiecapag-ofron-1200-vende-te-reja-pune-51916" }