Kompania turke fiton koncesionin për "Rrugën e Kombit", ofron 5.6 milion euro

Publikuar tek: ekonomi, më 13:37 22-07-2016 Kompania turke fiton koncesionin për

 Kompania turke, "Vendeka  Bilgi Teknolojileri Ltd" , është shpallur fituese e koncesionit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe ICF.

 Në garë për mirëmbajtjen e "Rrugës së Kombit"  ishin gjithsej 3 kompani.

1. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Calalyst Viva Das General Constructing LLC, “Salillari LTD” “Violap Atlete”, “Bee Tech’ dhe ‘Kastrati” SHA.

2. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ Vendeka Bigli Teknolojileri Ltd” , "Pt Citra Marga Nusaphala Persada TDK”, "Mehmeti AI Unal Insaat Taahhili Madencilik San. Ve Tic. A.S", Vendeka Europian Investment B.V”.

3. Luman Biba.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e ka shpallur fituese kompaninë turke “ Vendeka Bigli Teknolojileri Ltd”,  pasi oferta e kësaj kompanie ka patur një vlerë prej 5.6 milion euro. Koncesioni i dhënë për këtë kompani ka një afat 30 vjeçar. 

Koncesioni do të merret me rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070028305053711
array(1) { ["section"]=> string(80) "kompania-turke-fiton-koncesionin-per-rrugen-e-kombit-ofron-5-6-milion-euro-47426" }