Kompanitë e huaja fitime rekord në Shqipëri, transferimi në nivelet më të larta të dekadës

Publikuar tek: ekonomi, më 09:13 28-03-2019 Kompanitë e huaja fitime rekord në Shqipëri, transferimi në nivelet më të larta të dekadës

Kompanitë e huaja i janë ditëve të mira, teksa po rezultojnë sërish me fitime të larta, që po i dërgojnë te mëmat e tyre në vendet e origjinës.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në vitin 2018 kompanitë e huaja transferuan gati 380 milionë euro fitime tek mëmat, duke shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2009.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, fitimet e transferuara u rritën me 6%, ndërsa ato janë shumë më të larta sesa niveli minimal prej 73 milionë eurosh që zbritën në 2013-n.

Deri në vitin 2010, kompanitë e huaja në Shqipëri u gëzoheshin fitimeve të larta, ku rekordin e shënonin operatorët celularë, Telekom Albania (ish AMC) dhe Vodafone, me norma fitimi të larta që luhateshin në 30-50%, por nuk mbeteshin pas as bankat. Me rritjen e konkurrencës dhe maturimin e tregjeve të telekomunikacionit, fitimet e tyre ranë ndjeshëm pas asaj periudhe, duke u reflektuar dhe në transferimin e fitimeve në vitet në vijim.

Por, 2017-a dhe 2018-a kanë rezultuar sërish me rritje, duke reflektuar një përmirësim të situatës së fitimeve të kompanive të huaja që kanë aktivitet në Shqipëri.

Përgjithësisht në 2018-n janë transferuar fitimet e vitit të mëparshëm. Sipas të dhënave të tjera nga tatimet dhe Qendra Kombëtare e Biznesit, në 2017-n, nga kompanitë e huaja me fitime më të larta kryesojnë bankat (BKT me 66 milionë euro fitime para taksave; Raiffeisen bank 35 milionë euro; Intesa Sanpaolo me 15 milionë euro). Një nga kompanitë më fitimprurëse në vend është koncesionari i Aeroportit të Rinasit, Tirana International Airport, me fitime prej 22 milionë euro, duke qenë njëkohësisht dhe ndër sipërmarrjet me normën më të lartë të fitimit në vend prej  47%.

Me fitim të larta në 2017-n, prej përkatësisht 24 dhe 14 milionë  eurosh, kanë rezultuar SPIECAPAG – Shqipëria dhe SPIECAPAG Transadriatica , dy prej nënkontraktorëve që po punojnë për ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Në total, nga 10 kompanitë me fitimet më të larta në vlerë absolute në Shqipëri, gjashtë prej tyre janë të huaja (BKT, Raiffeisen, SPIECAPAG Transadriatica, Tirana International Airport, Intesa Sanpaolo dhe SPIECAPAG Shqipëria).

Ndërsa operatorët celularë, Vodafone dhe Telekom Albania, që dikur ishin më fitimprurësit, kanë rezultuar me humbje në 2017-n./Monitor

 

transferimi-i-fitimeve-768x419.png

renditja-e-kompanive-me-fitim-me-te-larte.png

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013357877731323
array(1) { ["section"]=> string(96) "kompanite-e-huaja-fitime-rekord-ne-shqiperi-transferimi-ne-nivelet-me-te-larta-te-dekades-158201" }