Kompanitë e huaja rrisin fitimet, transferojnë rreth 90 milionë euro jashtë Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:18 19-09-2016 Kompanitë e huaja rrisin fitimet, transferojnë rreth 90 milionë euro jashtë Shqipërisë

 Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat dalëse të kompanive të huaja nga investimet ishin rreth 90 milionë euro.

Kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri po rezultojnë me fitime tepër të larta. Fitimet e tyre ata i transferojnë tek kompanitë “mëmë” jashtë vendit, kryesisht në formën e pagesave të dividentit dhe interesave.

Pas një ngërçi gjatë 3 mujorit të parë, kompanitë kanë rritur transferimet e fitimeve të tyre, raporton Monitor.

Gjatë tre mujorit të parë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar transferimi i fitimit ra me 20%. Në tremujorin e dytë, kompanitë e huaja kanë arritur të transferojnë më shumë fitime, me shifrën që ka arritur në 55 milionë euro, nga 44 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas deklarimeve në bilanc tre bankat kryesore me kapital të huaj, Raiffeisen, BKT dhe Intesa kanë raportuar së bashku një fitim prej rreth rreth 90 milionë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02328896522522
array(1) { ["section"]=> string(91) "kompanite-e-huaja-rrisin-fitimet-transferojne-rreth-90-milione-euro-jashte-shqiperise-53395" }