Kompozitori Minga merr titullin ‘Mjeshtër i madh’, ja urimi i muzikologut të njohur

Publikuar tek: kulture-art, më 15:44 02-06-2018 Kompozitori Minga merr titullin ‘Mjeshtër i madh’, ja urimi i muzikologut të njohur

 

Pas lajmit për nderimin me titullin ‘Mjeshtër i madh’ për kompozitorin Josif Minga nga Presidenti Ilir Meta, ka ardhur urimi i studiuesit dhe muzikologut i njohur Vaso Tole.

 Ai shprehet i lumtur për këtë vlerësim të lartë që ka marrë Minga.

“Janë me qindra, për të mos thënë me mijra, ata që i gëzon ky vlerësim i lartë”, shkruan Tole në postimin e tij në Facebook.

Sipas Toles lista e atyre që i gëzon ky lajm është mjaft e gjatë.

"Urime MJESHTËR se MJESHTËR të kishim”, uron Tole.

Postimi i plotë:

Sot mësuam lajmin e gëzuar që kompozitori Josif Minga u nderua me titullin MJESHTËR I MADH nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Janë me qindra, për të mos thënë me mijra, ata që i gëzon ky vlerësim i lartë.

Të parët jemi ne nxënësit e Tij të shkollës artistike TeftaTashko Koço në Korçë;

-pastaj vijnë muziktarët dhe amatorët e muzikës që kanë parë tek Josifi mikun dhe kolegun e tyre;

-pastaj vijnë bartësit e folklorit nga e gjithë Shqipëria, posaçërisht grupet e sazeve, të valleve dhe të polifonisë, që e dinë se sa i vlefshëm ka qenë dhe është Ai për ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë shpirtërore; 

-vijnë dëgjuesit dhe spektatorët e muzikës së Tij të bukur e të frymëzuar, nga këngët deri tek operat;

Në rradhë janë edhe studentët dhe profesorët e Universitetit Fan S. Noli ku Ai jep kontributin në mësimdhënie....

Lista është e gjatë, por padyshim në të janë edhe kolegët e Tij kompozitorë, dirigjentë, muzikologë e interpretë dhe artistët e tjerë që i gëzon ky vlerësim për këtë krijues të çmuar të shkollës sonë kombëtare në muzikē!

Urime MJESHTËR se MJESHTËR të kishim!

muz.jpg

mmmm.jpg

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush është arsyeja që e ktheu në skenë Monika Lubonjën
»
Article Logic
Execution time: 0.15373492240906
array(1) { ["section"]=> string(87) "kompozitori-minga-merr-titullin-mjeshter-i-madh-ja-urimi-i-muzikologut-te-njohur-122999" }