Komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan: Keni treguar interes për vendin tim, na ndihmoni

Publikuar tek: kulture-art, më 10:52 19-01-2017 Komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan: Keni treguar interes për vendin tim, na ndihmoni

Në arkivin austriak ndodhet një letër, që Princ Vidi, i cili për disa muaj drejtoi Shqipërinë, i dërgonte presidentit amerikan Woodrow Wilson më 8 maj 1914 nga Pallati i Durrësit dhe i kërkonte ndihmë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë, që kishte më pak se dy vite që ishte krijuar.

Sipas studiuesit Ilir Ikonomi, ky mund të jetë komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan.

“Interesi që keni treguar gjithmonë ndaj vendit tim, - shkruan Vidi, - më bën të shpresoj se do të më akordoni miqësinë tuaj dashamirëse për të forcuar pozitën ndërkombëtare të shtetit të ri, i cili është i destinuar të luajë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e Ballkanit.”

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga inagurimi i presidentit të ri të SHBA, Donald Trump, dhe ekuilibrat në Ballkan po tentohet të prishën, kjo letër fiton një simbolik edhe më të fortë.

16143032_10154937467068684_671267692126729257_n.jpg

16143070_10154937467218684_1678405310109965141_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO-LAJM: Përçudnimi që do i bëhet peisazhit të Durrësit dhe Torrës
Botohet libri 'STATUS' në nder të figurës së gazetarit Agron Bala »
Article Logic
Execution time: 0.034662961959839
array(1) { ["section"]=> string(116) "komunikimi-i-pare-i-shtetit-shqiptar-me-nje-president-amerikan-keni-treguar-interes-per-vendin-tim-na-ndihmoni-65993" }