Komuniteti i Energjisë vlerëson kapacitetin e Shqipërisë, por evidenton dominancën e Serbisë në treg

Publikuar tek: ekonomi, më 12:29 02-02-2015 Komuniteti i Energjisë vlerëson kapacitetin e Shqipërisë, por evidenton dominancën e Serbisë në treg

Numri dy i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Dirk Buschle, vlerëson kapacitetet e Shqipërisë në sektorin energjetik, si një vend që ka potencialin për t’u shndërruar në aset të rëndësishëm të tregut rajonal.

Por që për shkak të mënyrës se si është menaxhuar, ka nevojë për ndërhyrje urgjente, për të bërë të mundur shëndoshjen e sektorit.

‘Kur Qeveria mori sektorin energjetik, ai ishte ‘në flakë’. Humbjet po rriteshin gjithnjë e më shumë, ndërsa arkëtimet po uleshin ndjeshëm. Kjo nuk ishte e qëndrueshme në plan afatshkurtër, afatmesëm as afatgjatë. Masat që duhet të vijojnë përfshijnë ndaljen e vjedhjes së energjisë elektrike. Kjo kërkon edhe që konsumatorët të paguajnë detyrimet, në të kundërt sektori do të vazhdojë të lëngojë”, u shpreh Buschle.

Siç raporton edhe Top Channel, Buschle vuri  theksin dhe tek forcimi i rolit të rregullatorit, që nën efektet e ligjit të ri nuk duhet vetëm të ndjekë zhvillimet e tregut, por të garantojë transparencë maksimale e të sigurojë mbrojtjen e konsumatorëve. Në këtë pikë, Buschle u ndal edhe tek shqetësimet lidhur me një dominancë të mundshme të kompanive serbe në tregun rajonal energjetik.

‘Ka një numër të limituar kompanishë në rajon e shumë prej tyre rezultojnë të jenë serbe. Nuk dua të drejtoj gishtin tek askush, por kemi patur shqetësime lidhur me mungesën e transparencës në këtë sektor. Nuk bëhet fjalë vetëm për shitësit e energjisë por edhe për blerësit, kompani lokale që kanë interes të mbajnë situatën sic është. Ky është një shembull ku Enti Rregullator i Energjisë apo Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndërhyjë për të parë nëse kjo pjesë e tregut ku Shqipëria është shumë vulnerabël është organizuar në mënyrë transparente, jo që individë të caktuar të nxjerrin përfitime por që të realizohet një marrëveshje më e mirë në interes të konsumatorit’, theksoi Buschle.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15304017066956
array(1) { ["section"]=> string(104) "komuniteti-i-energjise-vlereson-kapacitetin-e-shqiperise-por-evidenton-dominancen-e-serbise-ne-treg-2130" }