Koncensioni i dyshimtë, denoncime për shantazh dhe ‘’loja’’ me markimin e naftës në Shqipëri. Cila është GFI dhe historia e ‘’tërheqjes’’ së qeverisë Rama

Publikuar tek: ekonomi, më 17:12 11-12-2015 Koncensioni i dyshimtë, denoncime për shantazh dhe ‘’loja’’ me markimin e naftës në Shqipëri. Cila është GFI dhe historia e ‘’tërheqjes’’ së qeverisë Rama

‘’GFI Albania’’ është e vetmja shoqëri konçesionare që ka fituar të drejtën e markimit dhe monitorimit të naftës nga qeveria shqiptare.

Ajo u krijua në 22 mars 2013 me kapital 123.567.930 lek dhe me premtimin e qeverisë Berisha fitoi koncensionin: 75%  do ta kishte ’’Global Fluid International’’ dhe 25% ‘’Petroleum Consulting Partners”, kompani zviceriane.

Gjykata Kushtetuese foli dhe në vendimin e saj e quajti koncensionin plotësisht të ligjshëm. Por çfarë ndodh? Në 4 shtator të këtij viti, ’’Global Fluid International’’ ia shet aksionet ‘’Petroleum Consulting Partners”, duke i lënë asaj 99.93%. Shoqëria konçensionare ka për administrator Vangjel Birbon dhe Dorian Deltinën.  Birbo ka qenë kryetar i Komisionit të Mbikqyrjes së Sigurimeve, një agjenci shtetërore.

(Ekstrakti)

GFI1ok

GFI2ok

 GFIAdministratoret

 

Po me ndërrimin e qeverive thellohet skandali. Shoqata e Hidrokarbureve hodhi në gjyq të gjithë koncensionin duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Por edhe pas premtimit të Ramës gjatë fushatës se do ishte kundër këtij koncensioni, u vu re se gjatë gjyqit, qeveria qe ‘’Pro’’ këtij koncensioni të dyshimtë.

Newsbomb.al publikon të gjithë argumentimin e Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimin e ministrisë për koncensionin, ku vihet re tërheqja nga kundërshtimi.

Por duket se këto dy ditë është vënë re një kthesë në ‘’lojën’’ kompani-qeveri.

Braçe kundërshtoi ashpër Ramën një vit më parë, duke i thënë se me këtë koncencion 10-vjeçar shteti humbet 15 milionë euro në vit dhe po prapë sot ai ka deklaruar se është kompania që bën shantazh dhe ka bllokuar punën.

‘’GFI duhet të bëjë markimin dhe nuk e realizon. Qeveria nuk lejon naftën bruto të pamarkuar në treg. GFI po bën shantazh duke bllokuar punën’’, tha sot Braçe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Vetë kompania ‘’GFI Albania’’ ka shfaqur pakënaqësi më parë, duke ia bërë të ditur  Ministrisë së Financave, se nuk po markon naftën bruto të Bankers Petroleum, por nuk dihet pse.

Kush qëndron pas ‘’Petroleum Consulting Partners’’? Pse qeveria u tërhoq nga kundërshtimi i koncensionit? Qe qeveria Rama që e rinxorri në pah këtë problem apo vetë kompania me bllokimin e naftës? Pse deputeti socialist Braçe deklaron se GFI- ja po bën shantazh? Kë kompani kërkon të sjellë qeveria në Shqipëri, për të zëvendësuar ‘’Petroleum Consulting Partners’’? Apo kjo është një lojë me dy partnerë në të njëjtin interes, qeverinë dhe kompaninë?! Këto janë disa nga pyetjet që kushdo mund të ngrejë, tani që copëzat e mozaikut po mblidhen.

Argumentimi i Plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe tërheqja e qeverisë (Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Financave) nga kundërshtimi i koncensionit (Në galeri)

GFIQeveria2

Avokatura dhe Ministria e Financave që kundërshton Shoqatën e Hidrokarbureve

{gallery}GFIGjykateKushtetueseVendim{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070829391479492
array(1) { ["section"]=> string(150) "koncensioni-i-dyshimte-denoncime-per-shantazh-dhe-loja-me-markimin-e-naftes-ne-shqiperi-cila-eshte-gfi-dhe-historia-e-terheqjes-se-qeverise-rama-27524" }