Koncensioni i TVSH, zbardhen termat e marrëveshjes me kompaninë kineze

Publikuar tek: ekonomi, më 19:47 22-01-2016 Koncensioni i TVSH, zbardhen termat e marrëveshjes me kompaninë kineze

Specialistët e Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesit e kompanisë M.POS të regjistruar në Hong Kong e cila synon të aplikojë teknologjinë për gjurmimin e faturave të TVSH-së, kanë arritur një marrëveshje paraprake në parim.

Pasi kompania M.POS ka bërë propozimin fillestar, ekspertët e Ministrisë së Financave kanë kërkuar ndryshimin e kushteve të paraqitura nga kompania, ndërsa paketa e ndryshimeve të negociuara disponohet nga HashtagAL.

Më poshtë renditen disa nga pikat kryesore të para-kontratës të rënë dakord mes palëve:

-Kompania e kishte propozuar që kohëzgjatja e koncensionit të ishte 25 vite, pas negociatave kohëzgjatja është vendosur 10 vite.

-Kompania e huaj kishte kërkuar një tarifë fikse mbi bizneset, por ky term është ri-negociuar, dhe është vendosur që pagesa që firma private përcaktohet mbi të ardhurat shtesë që do të realizohen pasi të jetë realizuar rritja vjetore 11% .

-Mbështetje fikse buxhetore  do të ketë vetëm në vitet ku norma e rritjes së TVSh është poshtë 11% dhe kjo mbështetje do të jetë sa 1/10 e investimit fillestar.

-Investimi fillestar që kishte parashikuar kompania ishte 12.12 milionë euro, por në termat e referencës së kontratës kjo vlerë është ulur në 9.57 milionë euro.

-Kostoja operative mesatare vjetore që kishte llogaritur kompania ishte 15.7 milionë euro, por në termat e reja të referencës kjo kosto i është  llogaritur dhe reduktuar në 8.2 milionë euro.

-Kompania private kishte kërkuar të mos mbante përgjegjësi në rast të mos realizimit të të ardhurave shtesë. Në termat e reja është përcaktuar se tarifa e fitimit do t’i jepet koncensionarit vetëm nëse realizon të ardhurat shtesë dhe risku nga mos-realizimi do të jetë i kompanisë private.

-Pasi realizohen të ardhurat shtesë(të ardhurat mbi rritjen 11%) norma e fitimit të kompanisë private do të jetë 15%.

-Kompania private kishte kërkuar mbledhjen e TVSH-së bruto(import + TVSH e brendshme), por në ri-negocim do i  llogariten vetëm faturat e TVSH-së që mbledh në tregun e brendshëm.

***

Por si e ka justifikuar nevojën për këtë koncension Ministria e Financave?  Pikësëpari rendisim problemet që ka konstatuar ministria:

-Aktualisht për shitjen me shumicë,  me faturë tatimore,  raportimi bëhet një herë në muaj

-Për shitjen me pakicë(Biznes-individ) me kupon tatimor, trasmetim bëhet në fund të ditës, mbyllje manual.

Ministria thotë se aktualisht raportimet nuk bëhen në kohë reale, ka pamundësi për kryqëzim të dhënash dhe identifikim të transaksioneve , pamundësi të gjurmimit të  produkteve (nga dogana tek konsumatori final) dhe ka shumë hapësira për falsifikim të kuponit tatimor/ose printim nga paisje jo fiskale.

Më pas në termat e ri-negocimit, ministria përcakton edhe detyrën konkrete që do kryejë kompania E.MPOS:

-Raportimin në kohë reale  të çdo transaksioni (përfshirë mallra dhe shërbime) që ndodh në vend dhe procesin e gjurmimit”  për çdo  mall duke kryer dhe instalimin e faturës elektronike.

-Ndërlidhje dhe komunikim  me sistemin E-TAX dhe Asycuda

– Identifikimin dhe refuzimin e transaksioneve me gabime, vlera të pakuptimta, si dhe anomali funksionimi të sistemeve hardëare;

– Enkriptim të sigurt të të dhënave;

 Sipas ministrisë së Financave aplikimi i këtij sistemi, do të sigurojë performancë më të mirë në mbledhjen e TVSH-së dhe ministria në relacionin shpjegues para-kontraktual, vë theksin se kompania E.MPOS nuk do të ketë kontrollin mbi mbledhjen e TVSH-së si tagër të saj, por thjesht do të aplikojë një sistem elektronik koordinues që do lehtësojë dhe përmirësojë mbledhjen e të ardhurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Përtej detajeve teknike, të cilat tashmë rezultojnë të ri-negociuara, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, tha dje në parlament se pas këtij koncensioni fshihet vëllai i kryeministrit z.Olsi Rama.

Nga ana tjetër, Newsbomb.al, publikoi sot të dhëna mbi kompaninë “PEGASUS Communications” të regjistruar në Tiranë, ku ortakë është Olsi Rama, Endri Meksi dhe Amant Josifi, duke lënë të nënkuptohej se ishte kjo treshja e biznesmenëve që është e lidhur me kompaninë nga Hong Kongu “M.POS”, e cila ka bërë dhe ofertën fillestare dhe është në fazën e negocimit të kontratës me Ministrinë e Financave.

Faksimile-termat-MPOS-768x486.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071461200714111
array(1) { ["section"]=> string(75) "koncensioni-i-tvsh-zbardhen-termat-e-marreveshjes-me-kompanine-kineze-30708" }