Koncerti i Madonës në Itali, biletat shiten brenda 3 minutave

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:38 16-03-2015 Koncerti i Madonës në Itali, biletat shiten brenda 3 minutave Madonna

Janë shitur brenda tre minutave të gjitha biletat për koncertin e Madonës në Itani. Nga Ticketone online drita jeshile që tregonte se kishte bileta, kaloi menjëherë në të kuqe, çka tregon se biletat u blenë në harkun kohor të tre minutave. 

Biletat variojnë nga 51 euro në 300 euro dhe duket sipas ekspertëve në Itali, se nuk janë blerë nga qytetarët vetëm por edhe nga kompani që i kanë blerë ato në bllok dhe i shesin më pas me pakicë. Këtë fenomen nuk ka mundur ta shmangë asnjë kompani.

Madona do të performojë në 21 nëntor në Pala Alpitur. Ylli i Popit mezi po pritet për këtë koncert. Sipas organizatorëve, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me U2 kur biletat u blenë në masë dhe më pas u rishitën. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031531095504761
array(1) { ["section"]=> string(65) "koncerti-i-madones-ne-itali-biletat-shiten-brenda-3-minutave-6016" }