Koncerti i Shkëlzen Dolit, ja surpriza që i pret qytetarët në Sheshin “Skënderbej” (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 18:15 07-09-2017 Koncerti i Shkëlzen Dolit, ja surpriza që i pret qytetarët në Sheshin “Skënderbej” (Video)

Violinisti shqiptar i Filarmonisë Vjenës, Shkëlzen Doli, do të sjellë në sheshin "Skënderbej" një shoë muzikor unik duke e kthyer Tiranën në një nga destinacionet turistike në 23 shtator.

Koncerti ka një program të pasur artistik duke u bazuar kryesisht në muzikën e gjithë trevave shqiptare.

Por nuk do të mungojnë edhe perlat e muzikës botërore si ajo kalabreze, vals, tango, flamengo.

Shkëlzen Doli me projektin e tij "Albanian Soul" synon të bëjë promovimin më të madh të muzikës shqiptare jashtë kufijve. Eventi i datës 23 shtator pritet të jetë dhe një nga eventet më të mëdha të organizuara në Tiranë.

Muzika e përzgjedhur dhe shoë nga maestro Doli është ideuar të jetë për të gjithë grupmoshat dhe të gjithë artdashësit. Pjesë e orkestrës do të jenë edhe instrumentistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Vjena. Do të ketë dhe disa te ftuar specialë gjatë mbrëmjes.

Shoë të ngjashëm muzikorë realizohen prej 1 dekade edhe nga violinisti Andre Rieu në qytezën e tij në Maastricht në Hollandë, ku prej 6 vitesh kërkesat për të qenë në eventin e Rieu kanë kaluar pritshmëritë duke thyer dhe rekord botëror.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritëroi i pavdekshëm, një libër i ri në datëlindjen e shkrimtarit
Kalaja e Rozafës “përqafon” teknologjinë, rregulla të reja për vizitorët »
Article Logic
Execution time: 0.027055978775024
array(1) { ["section"]=> string(91) "koncerti-i-shkelzen-dolit-ja-surpriza-qe-i-pret-qytetaret-ne-sheshin-skenderbej-video-91514" }