Koncerti madhështor “Diva Show”, Eneda Tarifa ia kushton një njeriu të shtrenjtë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:17 09-05-2018 Koncerti madhështor “Diva Show”, Eneda Tarifa ia kushton një njeriu të shtrenjtë

Pas një periudhe shumë të ngarkuar me angazhimin në jurinë e “The Voice”, Eneda Tarifa vjen në një tjetër sipërmarrje të madhe.

Bashkë me Irma Libohovën, Rovena Dilon e Besa Kokëdhimën, ajo po bëhet gati për një shfaqje madhështore në Pallatin e Kongreseve më 16 maj.

Në një skenë gjigande, me publikun më fantastik të këngëve të arta të muzikës shqiptare, pothuajse çdo gjë është gati për një supernatë tingujsh.

Pak para koncertit, ndërsa po përcaktohen detajet e fundit, Tarifa thotë se “puna sa vjen e bëhet më e vështirë, sepse vijmë drejt finishit. Kemi filluar provat me bendin dhe ia dalim vetëm duke u koordinuar me njëra-tjetrën. Skena është shumë e madhe, emocione kam shumë, koleget janë të një niveli shumë të lartë muzikor”.

Por kujt ia kushton gjithë këtë natë me këngët e saj më të mira dhe kolazhet me 3 yjet e tjera?

“Pas mbarimit të ‘The Voice’ unë kam humbur gjyshen, njeriun që në një farë mënyre më ka rritur. Ajo ka pasur një ndikim të madh në formimin tim karakterial, edhe në shijen time artistike po ashtu. Më ka mësuar shumë gjëra dhe me shumë dashuri këtë koncert dhe punën time për këtë koncert ia dedikoj asaj. Do ta kem me vete, do ta kem në shpirt atë. Do më shohë nga lart”, - tha Eneda.

Prej gjyshes, një prej njerëzve të saj më të dashur, ajo ka mësuar korrektësinë, disiplinën dhe vëmendjen. “Gjyshja ime ka qenë pak natyrë e egër, ose e vështirë. Nuk ka qenë nga ato gjyshet e sheqerosura. Por, më ka mësuar punëdoret, të punoj me grep, të qëndis, të bëj çorape. Për kohë lufte jam e përgatitur gjithsesi (qesh). Më ka mësuar shumë këngë polifonike, më ka mësuar gjëra që i kam në mendje dhe nuk i harroj kurrë”.

Eneda këndon natën e 16 majit dy këngë që shenjojnë momente të rëndësishme të karrierës së saj, si “Me veten” apo “Ika Larg”.

Sot ajo shpjegon edhe mesazhin e këngës që e bëri të njohur. “Kënga ‘Ika larg’ iu kushtohej historive të atyre që iknin jashtë, emigrantëve, ikjeve dhe historive e jetëve të tyre që linin pas në vendin ku kishin lindur e ishin rritur”.

Para koncertit, kur e pyet pse nuk ka bërë kompromise me muzikën e stilin e saj, Tarifa thotë: “Nuk e kam dashur atë suksesin e çastit, nuk i kam dashur kompromiset. Më vonë, pasi kam krijuar emrin tim, vendin tim, stilin tim, mbase vetëm tani, mbase pas koncertit, mund edhe të dal pak nga stili im, për të bërë diçka pak ndryshe”.

 Diva_Show_Cover.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prestigjozja 'The SUN' artikull për Bushpepën: Po mban lart shpresat e shqiptarëve për Eurovizion
Çensurohet performanca e Eugent Bushpepës, Kina ndërpret transmetimin e Eurovizionit »
Article Logic
Execution time: 0.018512010574341
array(1) { ["section"]=> string(84) "koncerti-madheshtor-diva-show-eneda-tarifa-ia-kushton-nje-njeriu-te-shtrenjte-120112" }