Koncerti ‘Vienna salutes to Tirana’ mbledh artistë të njohur shqiptarë dhe austriakë

Publikuar tek: kulture-art, më 17:29 06-11-2017 Koncerti ‘Vienna salutes to Tirana’ mbledh artistë të njohur shqiptarë dhe austriakë

Sopranoja Inva Mula do të mbajë një koncert në Vjenë për nder të bashkëpunimit të ri Austri-Shqipëri.

Koncerti ‘Vienna salutes to Tirana’ do të mbahet më 16 nëntor ora 19:00 në Sallën Moxart në Vjenë.

Sopranos së njohur shqiptare do ti bashkëngjitet në koncert edhe pianisti Genc Tukiçi, baritoni Gezim Myshketa, violinisti Olen Cezari dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqipe nëpër botë.

Për koncertin ka njoftuar në rrjetin e tij social facebook Genc Tukiçi duke treguar se është i nderuar që do të jetë në këtë koncert krahas muzikantëve e artistëve më të shkëlqyer shqiptarë e austriakë.

Në këtë koncert bashkohen edhe Eno Peçi – balerin, Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva – primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës, shkruan ata.

Duket se koncerti do të mbledhë ajkën e artistëve shqiptarë që kanë në bagazh artistik një rrugëtim të suksesshëm brenda por edhe jashtë Shqipërisë, dhe për momentin artistët më aktiv dhe më përfaqësues në skenat e muzikës botërore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Buzët tona u morën vesh të putheshin gjatë”, politikani shqiptar i shkruan dashurisë i përvëluar nga ndjenjat... (EROTIKE)
»
Article Logic
Execution time: 0.020724058151245
array(1) { ["section"]=> string(88) "koncerti-vienna-salutes-to-tirana-mbledh-artiste-te-njohur-shqiptare-dhe-austriake-98566" }