Koncesionet, zv/ministri i Shëndetësisë merret në pyetje nga prokuroria

Publikuar tek: politike, më 21:07 23-04-2016 Koncesionet, zv/ministri i Shëndetësisë merret në pyetje nga prokuroria

Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me konçesionet gjashtë anëtarët e Komisionit të Tenderave në Ministrinë e Shëndetësisë, mes të cilëve edhe zv/Mininstrin, Klodian Rrjepaj. Pyetja e tyre do të bëhet pas hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria në lidhje me proçedurat dhe dhënies me konçesion të disa shërbimeve.

Prokuroria do të nisë javën që vjen marrjen në pyetje të zyrtarëve të Komisionit të Tenderave në Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me konçesionet disa milionëshe të dhëna nga kjo Ministri për disa shërbime.

Hetimi për konçesionet në shëndetësi është nisur me inisiativë të Prokurorisë nga njësia task-forcë e Prokurorisë së Tiranës.

Në hetim janë marrë konçesioni për hemodializën me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë si dhe konçesioni i check up-it falas.

Mësohet se organi i akuzës u ka dërguar fletë-thirje për tu paraqitur dhe dhënë sqarime në lidhje me tederat dhe mënyrën e përzgjedhjes së fituesit gjashtë zyrtarë, anëtarë të Komisionit të Ofertave, mes të cilëve edhe zëvendës/Ministri Klodian Rrjepaj në cilesinë e kryetarit të Komisionit si dhe Arben Gjata, Genc Byrazeri, Petro Mersini në cilësinë e anëtarëve.

Hetimi ka nisur tre muaj më parë. Filimisht organi i akuzës ka sekuestruar dhe verifikuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me proçedurat komplekse të dhënies me konçesion të shërbimeve publike dhe më pas ka vijuar me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen.

Konçesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur Ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.

(Ora News)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet në Serbi, LSI: Shqiptarët në Luginën e Preshevës të mos bojkotojnë
Rikthehet William Ryerson: Nuk do kisha bërë asgjë ndryshe në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.022840023040771
array(1) { ["section"]=> string(76) "koncesionet-zv-ministri-i-shendetesise-merret-ne-pyetje-nga-prokuroria-38497" }