Koncesioni i monumenteve në Shqipëri, Ministria e Kulturës: Do jepen me qira

Publikuar tek: politike, më 21:11 24-03-2016 Koncesioni i monumenteve në Shqipëri, Ministria e Kulturës: Do jepen me qira

Ministria e Kulturës ka reaguar pas publikimit të lajmit në Neësbomb.al për dhënien me koncesion të monumenteve të kulturës në Shqipëri. Në reagimin e ministrisë, pranohet fakti se monumentet e kulturës do i lihen në administrim privatit, por sipas saj nuk kemi të bëjmë me koncesion por dhënie me qira.

“Udhëzimi i Ministrit të Kulturës Nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi” nuk ka asnjë lidhje me konçensionet, ashtu si nuk bëhet fjalë as për privatizim dhe shitje të monumenteve të kulturës.”-, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Kulturës.

Reagimi i plotë i MK:

Për udhëzimin e MK “Për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi”

Udhëzimi i Ministrit të Kulturës Nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi” nuk ka asnjë lidhje me konçensionet, ashtu si nuk bëhet fjalë as për privatizim dhe shitje të monumenteve të kulturës.

Janë vetëm keqinterpretime dhe deformime që burojnë nga mosleximi i duhur i përmbajtjes së këtij akti. Këto janë akuza të pabaza që nuk mbeshteten në të vërtetën për trashëgiminë kulturore. Nuk ka asnjë dispozitë në shkelje të kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.

Udhëzimi i Ministrit të Kulturës është detyrim ligjor që rrjedh nga zbatimi i ligjit për Trashëgiminë Kulturore, i ndryshuar dhe është hartuar brenda të gjithë kuadrit ligjor ekzistues. Pas një periudhe 2 vjeçare, në analizë të situatës, diagnostikimit të emergjencës, shqyrtim të kostove, mundësive financiare, Ministria e Kulturës ka hartuar udhëzimin, në vijim të një politike të qarte promovimi te TK dhe jo për t’iu përgjigjur kërkesave individuale, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen.

Kujtojmë publikut se ministrat para kësaj qeverie kanë lëshuar disa udhëzime të tilla. Rezultojnë katër udhëzime nga katër ministra pararendës, z. Pango, z. Turku, z. Xhaferraj, z. Zhiti, të cilat i gjejmë të paplota, të pasiguruara me garancitë shtesë të posaçme për Trashëgiminë Kulturore. Këto kanë qenë më së shumti udhëzime të bëra në vijim të kërkesave të subjekteve private për përdorim dhe jo në mbrojtje të pasurisë kombëtare.

Nga viti 2009 dhe deri në tetor të 2015 janë hartuar modele të administrimit për shfytëzimin e monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimin. Rezultatet?

Udhëzimet paraprake krijonin hapësirë për shkelje të ligjit.

Nuk siguronin mbrojtje të veçantë për monumentet.

Rezultuan modele menaxhimi të paplota.

Shembulli i Kalasë së Lezhës e tregon këtë më së miri, një nga kontratat e para të anulluara nga Ministria e Kulturës.

Trashëguam një situatë kur u lanë të rrënuara, të shkatërruara për 25 vjet. Mbyllëm një inventar që nuk ishte bërë prej 3 dekadash; 132 monumente mungonin që nga viti 1982. Këto të dhëna tregojnë se financat publike nuk mjaftojnë dhe nuk do të mjaftojnë edhe në vitet në vazhdim, edhe sikur të dyfishohet buxheti për të mirëmbajtur siç e meritojnë këto monumente.

Partneriteti publik-privat është sot një ndër format me të cila bëhet edhe administrimi i pasurive kulturore duke mbrojtur dhe garantuar interesin publik te pasurite kulturore ne radhe te pare dhe duke promovuar dhe rivleresuar thesaret e trashegimise ne radhe te dytë.

Udhëzimi i Ministrit të Kulturës Nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për dhënien me qira dhe mënyrën e administrimit të monumenteve të kulturës me qëllim rijetëzimi” është më i plotë , më i kujdesshëm dhe mbrojtës i monumenteve duke shtuar garanci të tjera në marrjen e vendimeve. Ndonëse ligji ia njeh Ministrit përgjegjës diskrecionin e vënies në jetë të një projekti rijetëzimi MK e sotme e gjykon këtë proces të një rëndësie shumë të veçantë dhe prandaj jo vetëm ka hartuar një udhëzues shumë të

detajuar, por edhe krijon një mekanizëm të ri, siç është Komisioni i Posaçëm për Menaxhimin e Pasurive Kulturore, që s’është aspak detyrim ligjor, por vullnet i Ministrit të sotëm është edhe provë përgjegjshmërie, me të cilën ne e trajtojnë këtë çështje.

Në zbatim të legjislacionit shqiptar në fuqi, Ministria e Kulturës është mbështetur në modelet më të suksesshme të rijetëzimit dhe përdorimit të monumenteve të kulturës në Europë.

Kjo temë është përcaktuar edhe si temë qendrore dhe interes i përbashkët për UNESCON në mbledhjen e fundit të Ministrave të Kulturës të gjithë vendeve të Europës Juglindore dhe që do të trajtohet në vitin në vazhdim në presidencën e Shqipërisë dhe në bashkëpunim me UNESCO-n.

Udhëzimi i Ministrisë së Kulturës, në thelb të të cilit qëndron ideja e partneritetit publik-privat, vjen pas analizës së detajuar të gjendjes se ku e kishim gjetur këtë sektor. Vitin e kaluar MK ka studiuar shumë prej modeleve ekszituese në rajon dhe Europë. Institucioni ka pasur vështirësi në kuadrin ligjor për konkretizimin e këtyre bashkëpunimeve, prandaj MK është duke punuar për hartimin e një kuadri të ri ligjor të Trashëgimisë Kulturore. Qëllimi institucional është për të kryer aktivitetet jofitimprurëse kulturore në interes të publikut, duke marrë parasysh kërkesat nga organizata jofitimprurëse dhe operatore të ndryshëm, për bashkëpunim në fushën e trashëgimisë kulturore me qëlllim promovimin dhe rivlerësimin e trashëgimisë kulturore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati për dënimin e Karaxhiç: E vërteta mbizotëron mbi mohimin
Edi Rama: Sistem të përbashkët sigurie për Europën, kundër terrorizmit »
Article Logic
Execution time: 0.024993181228638
array(1) { ["section"]=> string(80) "koncesioni-i-monumenteve-ne-shqiperi-ministria-e-kultures-do-jepen-me-qira-35939" }