Koncesioni i “Tirana Airport”, Kuvendi voton për ndryshimin e marrëveshjes

Publikuar tek: ekonomi, më 21:08 19-05-2016 Koncesioni i “Tirana Airport”, Kuvendi voton për ndryshimin e marrëveshjes

Pas një seance të gjatë debatesh dhe pa praninë e deputetëve të opozitës, Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje të gjitha pikat e rendit të ditë.

Me 72 vota u miratua ndryshimi i marrëveshjes së koncensionit ndërmjet palës shqiptare dhe shoqërisë “Tirana Airport Partners”. Marrëveshja synon rinegocimin e kushteve të koncensionit për t’i hapur rrugën vënies në punë të dy aeroporteve të reja, një në Kukës dhe tjetri në Jug të vendit.

Me 72 vota deputetët e maxhorancës miratuan ratifikimin e marrëveshjes me BE-në për procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”. Marrëveshja synon përcaktimin e rregullave të përgjithshme të sigurisë që do të zbatohen për çdo shkëmbim informacioni të klasifikuar ndërmjet shtetit shqiptar dhe BE-së.

P/ligji “Për shoqëritë e kursim kreditit dhe unionet e tyre”, i miratuar me 72 vota, synon forcimin e kontrollit të Bankës Qendrore ndaj SHKK-ve duke i lënë hapësirë zhvillimit të veprimtarive të tjera financiare, si shërbim pagesash, transferta apo shërbimi i këmbimit valutor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062180995941162
array(1) { ["section"]=> string(77) "koncesioni-i-tirana-airport-kuvendi-voton-per-ndryshimin-e-marreveshjes-40944" }