Koncesioni që përplasi ministrat Ylli Manjani dhe Damian Gjiknuri

Publikuar tek: politike, më 20:53 19-04-2016 Koncesioni që përplasi ministrat Ylli Manjani dhe Damian Gjiknuri

Ministria e Drejtësisë i kërkoi Ministrisë së Energjitikës të kthejë mbrapsht projektin për dhënie me koncesion të ndriçimit të rrugëve të bashkive Durrës dhe Tiranë një firme daneze, pasi projekti i saj nuk është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se në mënyrën se si është hartuar del mbi ligjin.

Në datën 1 prill të këtij viti, Ministria e Energjetikës i kishte kërkuar asaj të Drejtësisë të shprehej në lidhje me një projektvendim për të zhvilluar një tender ku do t’i jepej me koncesion një firme daneze ndriçimi publik i Tiranës dhe Durrësit. Por ministri i Drejtësisë, duke i kthyer përgjigje e konsideron të paligjshëm zhvillimin e tij. 

Sipas ministrit, është një cënim i autonomisë vendore në një kohë kur qeveria hyn në çështjet e administrimit të një shërbimi që i takon bashkive. Përveç tejkalimit të kompetencave, ai vë në dyshim projektin, duke u shprehur se është e paqartë zanafilla e propozimeve të kompanisë daneze “HeSaLight A/S”, që ka kryer një studim për sistemin e ndriçimit në Bashkinë Tiranë dhe Durrës.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk duhet të jetë autoritet kontraktor për të ndërmarrë procedurat për dhënie koncesioni ndriçimin publik në territoret e bashkive, pasi ajo është autoritet politikëbërës dhe standardizues, nuk është një autoritet zbatues.

Ministria e Energjisë nuk është pronar i çdo çelësi dritash, thuhet në letër. Ndriçimi publik në rrugët kombëtare është përgjegjësi e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa rrugët vendore i përkasin bashkive. Duke e sqaruar teknikisht, ministri i Drejtësisë shprehet se projekti propozon hapësirë për përplasje të kompetencave ndërinstitucionale dhe përplasje të kompetencave me pushtetin vendor.

(Top-Channel)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambicia e Behgjet Pacollit për t’i hyrë politikës në Shqipëri
Rama-Swoboda: Ballkani Perëndimor plotësim për BE »
Article Logic
Execution time: 0.017952919006348
array(1) { ["section"]=> string(71) "koncesioni-qe-perplasi-ministrat-ylli-manjani-dhe-damian-gjiknuri-38109" }