Konferenca e Donatorëve, Bozdo: U lavdëruan veprat e Lulzim Bashës

Publikuar tek: politike, më 12:53 20-01-2016 Konferenca e Donatorëve, Bozdo: U lavdëruan veprat e Lulzim Bashës

Pas fjalës së përfaqësuesit të Bankës Botërore gjatë Konferencës së Donatorëve, organizuar nga Bashkia Tiranë, ka reaguar edhe ish-nënkryetari i këtij institucioni, Eno Bozdo.

Bozdo shprehet se përfaqësuesit e huaj lavdëruan projektet e ish-kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, si Rruga e Kombit dhe Qendrën e Kontrollit të Trafikut të Tiranës.

“Në konferencën e Donatorëve që organizon Veliaj, përfaqësuesi i Bankës Botërore lavdëron projektet e Lulzim Bashës..Rrugën e Kombit dhe Qendrën e Kontrollit të Trafikut të Tiranës, të dyja vepra të Lulzim Bashës. 

Po kështu Terminali Multimodal, bulevardin e ri e deri tek 100 projekte të gatshme për rrugë, shkolla, kopshte çerdhe dhe rikualifikime urbane, të cilat janë lënë gati nga Lulzim Basha. Veliaj ska asnjë vizion dhe asnjë projekt. Për interesa klienteliste zhbëri dhe planin urban të qytetit. E vetmja punë etij është rritja e çmimit të biletave dhe pazari me ponat publike siç është parku Rinia.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe sërish i revoltuar me punët e Bashës: Pse nuk shkruat e thatë gjë në mediat ku ju punonit?
PD, Duma: Investigimi i medias zbuloi mashtrimin me rritjen e të ardhurave »
Article Logic
Execution time: 0.0046229362487793
array(1) { ["section"]=> string(70) "konferenca-e-donatoreve-bozdo-u-lavderuan-veprat-e-lulzim-bashes-30488" }