Konferenca greke për çështjen çame, Idrizi përplaset me zyrtarët e MPJ

Publikuar tek: politike, më 19:06 17-02-2016 Konferenca greke për çështjen çame, Idrizi përplaset me zyrtarët e MPJ

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, denoncoi në Komisionin e Jashtëm Parlamnetar, mungesën e përfaqsuesve të Shqipërisë në një konferencë shkencore e zhvilluar nga ministria e jashtme greke, mbi çështjen çame.

Idrizi ka kërkuar nga përfaqsuesit e Ministrisë së Jashtme shpjegime, pse në këtë konferencë munguan përfaqësues të ministrisë shqiptare. Idrizi kërkoi shpjegime për përfundimet e kësaj konferencë, të cilat sipas tij, janë kundër zgjidhjes së çështjes came, shkruan 27.al.

“Nga kjo konferencë dalin disa përfundime, të cilat nuk mund t’i anashkalojmë. Së pari, del qartazi se shteti grek jo vetëm e di që  çështja çame është një çështje për t’u zgjidhur, por po merr të gjitha masat që të ketë argumentet ligjore dhe historike kundër saj. Në këtë pikë, nuk prisja ndonjë qëndrim tjetër nga Greqia. Mirëpo, kjo rrëfen se shteti shqiptar nuk është në lartësinë e duhur.

Nuk ka asnjë konferencë shkencore, të organizuar nga ju për çështjen çame, për të  krijuar një dosje të plotë dhe serioze me argument të forta juridike dhe historike përballë Greqisë. Qoftë edhe një konferencë, në të cilën të marrin pjesë edhe këta përfaqësues grekë, për të ballafaquar qëndrimet”, tha Idrizi.

Duke kundërshtuar përfundimet e kësaj konference organizuar nga ministria e jashtem greke, Idirizi tha se atje është përdorur zyrtarisht një term irredentist, Vorio Epirin. “Është fakt se Çamëria është një territor gjeografik, që shtrihet në dy shtete sot, me shumicë shqiptare dikur. Ndërkohë, Vorio Epiri nuk është territor gjeografik, është një shpikje politike e vitit 1914, që tenton të karakterizoj trojet që shteti grek rivendikonte Brenda shtetit shqiptar.

Pra, është një term irredentist, i papranueshëm për dy shtete që kanë një traktat miqësie dhe që janë pjesë e një aleance ushtarake. Ministria e Jashtme duhet të kundërveprojë menjëherë përballë këtij precedenti të rrezikshëm të përdorimit të një termi irredentist, që cënon tërësinë tokësore të  Shqipërisë”, ka thënë Idrizi.

Ai paraqiti në komision një dokument që vërteton pretendimet e tij pë tendencën e palës greke për të përdorur terma irredentistë si  Vorio Epiri.  Kreu i PDIU-së kërkoi nga minisytria e jashtme shquiptare të zhvillojë konferenca mbi çështjen çame, të zgjidhet çështja e toponimeve dhe ajo e kufijve detarë në favor të  interesave kombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama reagon pas dorëheqjes së Joleza Kokës: Stop! Boll gurë lëshuat mbi një 25 vjeçare
Mbledhja sot paradite, çfarë u tha Rama të rinjve socialistë kur vendosi të heqë Joleza Kokën nga kreu i FRESSH »
Article Logic
Execution time: 0.017585039138794
array(1) { ["section"]=> string(75) "konferenca-greke-per-ceshtjen-came-idrizi-perplaset-me-zyrtaret-e-mpj-32849" }